By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë është inxhinieria e menusë dhe si ta bëni menunë mjetin tuaj më të fortë të shitjeve
June 13, 2025
Rusia Duhet të Ndalohet!’ Ligjvënësit dypartiakë përplasen me kreun e Pentagonit për shkak të Ukrainës
June 13, 2025
SHBA – Trump mbledh kabinetin pas sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
A është larguar Netanyahu nga Izraeli: Aeroplani i “Krahëve të Sionit” në ajër, i ndjekur nga një eskortë ushtarake
June 13, 2025
Arabia Saudite dënon sulmin e Izraelit ndaj Iranit
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë ndaj 4 personave, njëri polici që kanosi viktimën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë ndaj 4 personave, njëri polici që kanosi viktimën
Lajme

Aktakuzë ndaj 4 personave, njëri polici që kanosi viktimën

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 5:37 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve Ç.S., D.S., F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, si dhe kundër të dyshuarit – zyrtarit policor I.S., për shkak të veprës penale “Kanosja” nga neni 181 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të pandehurit Ç.S., D.S. dhe F.B., më datë 31.08.2024 rreth orës 15:50min, në Prizren, në rrugën “Wiliam Wolker”, pikërisht në parkingun e një Qendre Tregtare, në bashkëveprim i shkaktojnë lëndime trupore dhe përkohësisht ia dëmtojnë shëndetin të dëmtuarit S.B., në atë mënyrë që në momentin kur i dëmtuari ishte nisur për tek automjeti të cilin e kishte parkuar në oborrin e qendrës tregtare, është ndalur i pandehuri Ç.S., ku fillimisht kishte filluar konflikti verbal në mes tyre, pastaj Ç.S., e godet me kokë dhe aty ndërhyjnë edhe të pandehurit D.S., dhe F.B., të cilët me grushte e godasin në pjesë të ndryshme të trupit, me çka të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime trupore, të përshkruara si në raportin mjekësor të lëshuar nga Spitali Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren.

Me këto veprime të njëjtin, në bashkëkryerje ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 par.2 lidhur me par.1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të pandehurit Ç. S. dhe D. S., pasi i shkaktojnë lëndime trupore të dëmtuarit, ku ndërhynë zyrtarët policorë për ta ndalur sulmin, në prani të zyrtarëve policorë, e kanosin të dëmtuarin me fjalët “s’ka me të nxan nata, kemi me të vra”, me ç’rast tek i njëjti kanë shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij.

Me këto veprime në bashkëkryerje kishin për të kryer veprën penale “kanosje” nga neni 181 par.2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, nga Departamenti i Përgjithshëm, është parashtruar kërkesë për caktim të paraburgimit edhe ndaj të pandehurit I.S.,- zyrtar policor, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti më datë 31.08.2024 rreth orës 17:30min, paraqitet në stacion policor për t’u interesuar për djemtë e tij të cilët ishin të përfshirë në rrahje, i njëjti në prezencë të hetuesit – zyrtarit policor V.M., e kanos të dëmtuarin S.B., me fjalë se do ta privojë nga jeta. Me këto veprime për të njëjtin ekziton dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “kanosja” nga neni 181 par.2 të KPRK- së.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve para ligjit, luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimin të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me diell

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Sot përpjekja e 31-të e konstituimit të Kuvendit

Tragjedi në Kanada, nënë e bir nga Deçani humbin jetën në pishinë

Idrizi kërcënohet me shkarkim pasi foli shqip në një konferencë për media

TAGGED: #Paraburgim, #Prokuroria Themelore në Prizren
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet dhe konfiskohet në Mitrovicë Veri

Kosova Times Kosova Times June 5, 2023
BOTA TOKËSORE SIPËRFAQËSORE E KOHORE NË POEZI
Policia shpërndan protestuesit në qendër të Beogradit
Arrestohet personi që ka shtënë me armë pranë një shkolle në Klinë
Presidenca në pritje të raportit të KQZ-së për zgjedhjet në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?