By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë
August 8, 2025
Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik
August 8, 2025
Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut
August 8, 2025
Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit
August 8, 2025
Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkodër, maratona në mbështetje të sëmurëve me sklerozë të shumëfishtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkodër, maratona në mbështetje të sëmurëve me sklerozë të shumëfishtë
Rajon / Botë

Shkodër, maratona në mbështetje të sëmurëve me sklerozë të shumëfishtë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/01 at 5:44 PM
Kosova Times Published September 1, 2024
Share
SHARE

Në pikën turistike të Shirokës, buzë liqenit më të madh të Ballkanit, atë të Shkodrës, u bashkuan sot sportistë amatorë dhe profesionistë nga Shqipëria, Mali Zi, Kosova dhe shqiptarët e Amerikës, në edicionin e 13-të të maratonës “Triathlon Labeat”, e cila bashkon në një sportin e notit, çiklizmit dhe vrapimit, Organizuar nga “Shkodra Sport”.

Edicioni i këtij viti u zhvillua me moton “Nuk i dorëzohem sklerozës së shumëfishtë”, duke synuar ndërgjegjësimin e qytetarëve, Ministrisë së Shëndetësisë dhe qeverisë, që këtyre të sëmurëve t’u ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme.

Sipas fondacionit “Pema e Jetës”, në Shqipëri janë më shumë se 1800 persona të prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

Drejtuesi i shoqatës së sporteve ujore, Klidi Hoti është një nga organizatorët e maratonës. Ai thotë se çdo vit shoqata është përpjekur që maratonën t’ia kushtojë një kauze.

“Vjet ishte për një zemër të shëndetshme, thotë ai, sivjet për sklerozën e shumëfishtë, një sëmundje e shkatërrimit të nervave për një pjesë të pacientëve, të cilët realisht e kanë të nevojshme që Qeveria Shqiptare dhe Ministria e Shëndetësisë të ndërgjegjësohen që, edhe këto pacientë, të marrin shërbimin e nevojshëm”.

Çdo vit, maratona “Triathlon Labeat” i kushtohet kauzës së një prej sëmundjeve më problematike, përfshirë llojet e ndryshme të kancerit.

Në këtë garë ndërgjegjësuese marrin pjesë sportistë nga rajoni dhe më gjerë. I riu Endrit Idrizi ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me familjen dhe thotë se pjesëmarrjen ia kushton nevojës për më shumë ndërgjegjësimit mbi sëmundjet me rrezikshmëri për jetën.

“Unë kam ardhur nga Amerika, ashtu si edhe tre vitet e kaluara, për të promovuar luftën kundër sëmundjeve. Këtë vit është për sklerozën e shumëfishtë. Unë kam bërë skuadrën time që quhet “American Eagle” për të promovuar këtë luftë kundër sëmundjeve. Vitin e kaluar erdhëm për luftën kundër kancerit dhe për shëndetin e përgjithshëm trupor”, tregon ai.

Mes sportistëve nga rajoni, në veprimtaritë e zhvilluara sot në pikën turistike të Shirokës, ishte edhe një grup sportistësh nga Gjakova. Alban Delija thotë se po vlerësojnë jo vetëm mesazhet e maratonës, por edhe vlerat turistike të bregut të Liqenit të Shkodrës dhe pjesës veriore të Shqipërisë.

Liqeni i Shkodrës, i cili ndahet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, është një nga destinacionet e rëndësishme të turizmit në rajon. Me larminë e ekosistemit natyror, por edhe aktivitetet e shumta dhe pikat turistike përgjatë bregut, ai i tërheq turistët në të gjithë stinët e vitit.

Në përpjekje për të bashkëpunuar për zhvillimin e turizmit në Liqenin e përbashkët të Shkodrës, Shqipëria dhe Mali Zi kanë rënë dakort disa herë për hapjen e një pike të përbashkët për kalimin kufitar në afërsi të fshatit Zogaj si dhe lundrimin e lirë në të dy anët e Liqenit, por deri tani asnjëra prej tyre nuk është konkretizuar.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

TAGGED: #Maratonë, #Shkodër, #Sklerozë
Kosova Times September 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken do të vizitojë Turqinë për të parë gjendjen pas tërmeteve

Kosova Times Kosova Times February 15, 2023
Osmani: Masakra e Dubravës, shpërfaqi egërsinë e regjimit kriminal serb
Kosova nesër sfidon Brazilin në sfidën e parë të Botërorit U18
Spiropali pret ambasadorin e Spanjës: Intensifikim i diplomacisë atsh
DASh: Problemet në pavarësinë e gjyqësorit dhe medias, korrupsioni, ndërhyrja e politikës, shqetësimet kryesore për Shqipërinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?