By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skenarët e një zgjidhjeje të mundshme në Egje
October 30, 2025
Këto mbathje ortopedike ultra të rehatshme, po revolucionarizojnë jetën e përditshme të mijëra njerëzve
October 30, 2025
Raportuesja Speciale e OKB-së akuzon 63 vende per krimet ne Gaza, perfshire vendin e origjines se saj
October 30, 2025
Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë
October 30, 2025
KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu viziton Prokurorinë Themelore në Pejë, fokus në luftën kundër dhunës në familje dhe krimit të organizuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu viziton Prokurorinë Themelore në Pejë, fokus në luftën kundër dhunës në familje dhe krimit të organizuar
Lajme

Haxhiu viziton Prokurorinë Themelore në Pejë, fokus në luftën kundër dhunës në familje dhe krimit të organizuar

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 2:23 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një vizitë në Prokurorinë Themelore në Pejë, ku u prit nga kryeprokurori Agim Kurmehaj dhe zëvendëskryeprokurori Ersan Çavolli.

 

Gjatë takimit, ministrja diskutoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë reformat në drejtësi dhe adresimin e dhunës në familje, fenomen ky që vetëm në komunën e Pejës ka regjistruar 258 raste që nga janari i këtij viti.

“I njoftova për prioritetet tona që ndërlidhen me reformën, punën që po bëjmë me fokus në adresimin e dhunës në familje ku vetëm nga janari e deri më sot në Komunën e Pejës janë raportuar 258 raste të dhunës në familje si dhe i njoftova për politikat në fuqizimin e ligjeve dhe mekanizmave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Ajo gjithashtu u njoftua për sfidat me të cilat përballet Prokuroria Themelore në Pejë, përfshirë mungesën e prokurorëve, ku aktualisht janë vetëm 11 nga 19 prokurorët e nevojshëm.

“U njoftova për angazhimin e tyre sidomos për këto raste dhe po ashtu për numrin e vogël të prokurorëve 11 nga 19 prokurorë sa ishin, por që pavarësisht kësaj rezultatet nuk kanë munguar”, u shpreh Haxhiu.

Pas takimit, Haxhiu vizitoi hapësirat e prokurorisë, ku takoi prokurorë, bashkëpunëtorë profesionalë dhe stafin administrativ. Në përfundim të vizitës, ajo shprehu falënderimet për punën dhe angazhimin e tyre, duke ofruar mbështetjen e saj për tejkalimin e sfidave që përballen. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Forcim bashkëpunimi me Gjermaninë në fushën e ekonomisë dhe energjisë

KE: Masat hiqen, nëse në veri arrihet transfer i rregullt i qeverisjes

Rama: Kosova është një shtet në të drejtën e vet

Kurti takon zyrtarin e lartë belg, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Presidentja Osmani fton për nesër në takim krerët e partive politike

TAGGED: #Albulena Haxhiu, #Ersan Çavolli, #Prokuroria Themelore në Pejë
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen 6 persona për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’

Kosova Times Kosova Times February 25, 2025
Reagimi Hutu ndaj sulmeve izraelite: “Nuk do të na largoni nga detyra jonë morale dhe fetare”
Horoskopi ditor për 27 gusht 2024!
Arrestohet personi që tentoi të korruptonte zyrtarin policor me 50 euro
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, FSK e largon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?