By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas
December 15, 2025
BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”
December 15, 2025
Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur
December 15, 2025
Kurti sot në Prizren, prezanton kandidatët për deputetë
December 15, 2025
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve të vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve të vdekur
Rajon / Botë

Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve të vdekur

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 5:12 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të përgjithshme, pasi në Rripin e Gazës u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë. Greva çoi në ndërprerje të punës në të gjithë vendin, duke e përfshirë edhe aeroportin kryesor ndërkombëtar. Greva e së hënës megjithatë u injorua në disa zona, duke reflektuar ndarje të thella politike. Një gjykatë e anuloi atë mëngjesin e së hënës ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein disa e fajësojnë qeverinë izraelite për mos arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin.

Vetëm disa ditë, pasi familjet e tyre ndanë mesazhe me altoparlantë për pengjet nga kufiri i Izraelit me Gazën, ushtria izraelite njoftoi se trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në një tunel në Gazën jugore. Mes pengjeve të vrarë ishte dhe Hersh Goldberg Polin, shtetas amerikan-izraelit.

“Ata u vranë mizorisht nga terroristët e Hamasit pak para se të arrijmë tek ata. Ata u rrëmbyen të gjallë mëngjesin e 7 tetorit nga organizata terroriste Hamas. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah në një tunel nëntokësor, afërsisht një kilometër nga tuneli ku shpëtuam Farhan Alkadin, disa ditë më parë”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Shtypi izraelit thotë se operacioni për shpëtimin e tyre mund të ketë provokuar Hamasin për të vrarë gjashtë pengjet, nga frika se ushtarët izraelitë po afroheshin. Gjithashtu u njoftua se tre nga gjashtë të vrarët do të liroheshin për arsye humanitare në fazën e parë të armëpushimit, duke përfshirë amerikane-izraelitin Goldberg Polin dhe dy gra.

Në demonstratat masive në mbarë vendin, protestuesit thonë se qeveria po saboton një marrëveshje për lirimin e pengjeve në favor të mbajtjes së një pranie ushtarake përgjatë kufirit Gazë-Egjipt.

Kjo u konfirmua nga ministrat e kabinetit qeveritar disa ditë më parë dhe, sipas njoftimeve të shtypit izraelit, Kryeministri Benjamin Netanyahu pranoi se vendimi i tyre ka të ngjarë të nënkuptojë dështimin e negociatave për një marrëveshje pengjesh.

Por pas vrasjes së gjashtë pengjeve, zoti Netanyahu fajësoi Hamasin për mungesën e ndonjë marrëveshjeje pengjesh.

“Këto ditë, ndërsa Izraeli po zhvillon negociata intensive me ndërmjetësit në përpjekje për të arritur marrëveshje, Hamasi vazhdon të refuzojë me vendosmëri çdo propozim… Kushdo që vret pengjet nuk dëshiron një marrëveshje”, tha kryeministri Netanyahu.

Sondazhet tregojnë se shumica e publikut izraelit mbështet një marrëveshje armëpushimi si e vetmja mënyrë për të liruar pengjet, edhe nëse kjo do të thotë se Hamasi nuk është shkatërruar plotësisht, sipas Gershon Baskin, një nga negociatorët izraelit me Hamasin.

“Trysnia ushtarake nuk i liroi pengjet. Tetë pengje u shpëtuan në operacione. Në Gazë ka ende 100 pengje. Nëse mësuam diçka, është se trysnia ushtarake nuk do t’i shpëtojë, por do t’i vrasë ata”, thotë zoti Baskin.

Mes zisë kombëtare për gjashtë pengjet e vrarë, izraelitët kanë dalë në rrugë në demonstrata masive kundër politikës ushtarake të zotit Netanyahu. Ata mbajtën një grevë të përgjithshme njëditore të hënën.

Një gjykatë që merret me çështjet e punës vendosi që greva duhet të përfundojë pasdite sipas orës lokale, duke pranuar një peticion nga qeveria që thoshte se greva ishte e motivuar politikisht.

You Might Also Like

SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas

BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”

Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Djali vret regjisorin e “A Fund Burra të Mirë”. Policia: Po marrim në pyetje një anëtar të familjes

TAGGED: #grevë, #Izrael
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti nga Vlora: Të ndjekim idealet dhe synimet e Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit

Kosova Times Kosova Times November 28, 2023
Lucescu akuzon sërish kosovarët: Mungesë e ‘fair-playt’
PE për heqjen e masave ndaj Kosovës, Kearns: Thirrjet të merren parasysh
Szczesny drejt portës së Barcelonës
Moti sot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?