By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Politikani opozitar rus, Kara-Murza thotë se Mongolia duhet ta arrestojë Putinin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Politikani opozitar rus, Kara-Murza thotë se Mongolia duhet ta arrestojë Putinin
Rajon / Botë

Politikani opozitar rus, Kara-Murza thotë se Mongolia duhet ta arrestojë Putinin

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 7:19 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Aktivisti politik opozitar nga Rusia, Vladimir Kara-Muza, i cili u lirua nga një burg rus muajin e kaluar në këmbimin e madh të të burgosurve mes Rusisë dhe Perëndimit, thotë se autoritetet në Mongoli duhet “patjetër ta arrestojnë” presidentin Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në shtetin e Azisë lindore.

Putini kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP), të cilës Mongolia iu bashkua më 2003, për dëbimin dhe dërgimin e jashtëligjshëm të fëmijëve nga pjesë të pushtuara të Ukrainës në Rusi.

Putini mbërriti në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator, mbrëmjen e 2 shtatorit, për vizitën e tij të planifikuar, e cila përfshin edhe pjesëmarrjen e tij më 3 shtator në një ceremoni për shënimin e fitoreve në betejat sovjetike dhe mongole në Luftën e Dytë Botërore.

“Sa i përket Gjykatës Ndërkombëtare Penale, sa i përket Statutit të Romës, sa i përket ligjit ndërkombëtar, Vladimir Putin duhet të arrestohet”, tha Kara-Murza për Current Time më 1 shtator.

“Nëse Mongolia e vlerëson veten shtet ku sundon ligji dhe i cili shpreson të behet pjesë e botës së qytetëruar, atëherë Mongolia duhet të veprojë patjetër” në përputhje me Statutin e Romës që e themeloi GjNP-në.

Ai shtoi se ai dhe politikanët dhe aktivistët e tjerë opozitarë rusë e nënshkruan një peticion online për t’i bërë thirrje autoriteteve mongole ta arrestojnë Putinin.

“Nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar, nuk është çështje e zgjedhjes apo e vullnetit – është çështje e detyrimit ligjor”, tha Kara-Murza.

Më 2 shtator, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje Mongolisë t’ia mohojë hyrjen, ose ta arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka ndër mend ta vizitojë këtë vend më 3 shtator.

“Mongolia do t’i shpërfillë detyrimet e saj ndërkombëtare si një anëtare e GJNP-së, nëse e lejon vizitën [e Putinit] pa e arrestuar atë”, tha të hënën Maria Elena Vignoli, avokate e lartë ndërkombëtare në HRW.

Kremlini tha më 30 gusht se nuk “brengoset” për udhëtimin e Putinit, duke shtuar se Rusia ka “dialog të mrekullueshëm me miqtë tanë nga Mongolia”.

Putini ka ndër mend të marrë pjesë në ngjarje në Mongoli kushtuar 85-vjetorit të fitores së forcave të përbashkëta të armatosura sovjetike dhe mongole kundër trupave japoneze në Betejat e Khalkhin Gol.

Vizita e Putinit në Mongoli do të jetë e para nga ai në një vend i cili e ka nënshkruar dhe ratifikuar Statutin e Romës prej se GjNP-ja lëshoi urdhërarrest ndaj tij në mars 2023.

Në dhjetor 2023, gjykatësi nga Mongolia, Erdenebalsuren Damdin, u emërua gjykatës në GJNP.

Më 30 gusht, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë ta arrestojë Putinin.

Rusia nuk e njeh juridiksionin e GjNP-së.

Sipas Statutit të Romës, secili prej 124 anëtarëve të GjNP-së duhet ta zbatojë fletarrestimin, nëse Putini e viziton territorin e tyre.

Megjithatë, GjNP-ja nuk ka mjete për ta siguruar zbatimin e traktatit dhe varet nga bashkëpunimi i vendeve anëtare për zbatimin e fletarrestimeve.

You Might Also Like

Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma

Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael

Protestuesit sulmojnë Kullën Trump, 24 të arrestuar

“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë

Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

TAGGED: #Arrest, #Mongolia, #Vladimir Kara-Murza, #Vladimir Putin
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet i vdekur një person në vendin e punës

Kosova Times Kosova Times March 15, 2025
Ngarendin aktakuzat ndaj ministrave dhe dostave të qeverisë!
Aleatët e NATO-s i premtojnë Ukrainës 40 miliardë euro ndihmë ushtarake për vitin 2015
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
‘Eurosport Italia’ për Shqipërinë: Skuadër ambicioze, kujdes nga Broja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?