By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, nis sesioni i ri parlamentar, opozita mosbesuese ndaj thirrjeve të shumicës për bashkëpunim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, nis sesioni i ri parlamentar, opozita mosbesuese ndaj thirrjeve të shumicës për bashkëpunim
Rajon / Botë

Shqipëri, nis sesioni i ri parlamentar, opozita mosbesuese ndaj thirrjeve të shumicës për bashkëpunim

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 7:44 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri parlamenti nisi sesionin e ri mes thirrjeve të shumicës për bashkëpunim me opozitën, dhe mosbesimit të kësaj të fundit, në ndryshimin e qasjes nga ana e socialistëve. Në hyrjes të seancës së pasdites së sotme, pasi më herët gjatë ditës ishte miratuar me konsensus, programi dhe kalendari i punës, kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, përdori edhe nota të lehta kritike ndaj shumicës së cilës ajo i përket, kur tha se “mund të ishte më tolerante” e duke shtuar se”pakica duhet të ishte më e vetëkontrolluar”.

Sesioni i kaluar parlamentar u dominua thuajse në pjesën më të madhe nga skena përplasjesh të forta, të cilat u shuan në pranverë pasi palët u përfshinë më pas në dialog duke gjetur zgjidhje për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, e më pas dhe për disa ndërhyrje në kodin zgjedhor, ku u pranua dhe një formulë për votën e diasporës.

“Shpesh jemi sjellë si shkak dhe pasojë të njëri-tjetrit, ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë bjerrjen e tolerancës sonë, por rast pas rasti, të dyja bashkë, kanë shkaktuar cenim të cilësisë së vetë Parlamentit, si një pushtet nga i cili buron edhe pushteti ekzekutiv dhe ndikon në të gjithë jetën e vendit”, u shpreh zonjë Spiropali, duke kërkuar më pas bashkëpunimin e opozitës në disa çështje me interesat ë përbashkët, veçanërisht, në ato që lidhen me integrimin europian të vendit.

Por për kryetarin e grupit parlamentar demokrat Gazmend Bardhi “ky sesion nuk ka për të qenë i ndryshëm nga 11 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës. Praktika ka treguar se shumica nuk ka vullnet për të debatuar nisma apo ligje”, tha ai duke, duke akuzuar kryeministrin se “e ka shndërruar këtë sallë në parlamentin e punëve personale. Sot jemi vetëm në letër republikë parlamentare, por këtu nuk sundon ligji e kushtetuta, por vullneti i një njeriu që për pushtetin e tij, është i gatshëm, t’i vërë flakën vendit”.

Si zonja Spiropali, ashtu më pas dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi, i mëshuan dhe nevojës së pjesëmarrjes së opozitës në dy komisionet e posaçme të ngritura me nismën e shumicës, ai “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” dhe Komisioni “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”. Për të dyja opozita ka qenë skeptike duke hedhur dyshime se synohet goditja e institucioneve të pavarura të drejtësisë, e veçanërisht Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, apo intimidimi i mediave. Në fjalën e tij zoti Bardhi, nuk e preku fare çështjen e pjesëmarrjes së opozitës në këto dy komisione, duke nënvizuar se përparësi në marrëdhëniet mes palëve, duhet të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira.

Nevojës së bashkëpunimit mes shumicës dhe opozitës në parlament, i mëshoi në një mesazh drejtuar parlamentit dhe presidenti Bajram Begaj, sipas të cilit “çështja e dialogut politik në vend dhe në këtë hapësirë të shenjtë të demokracisë duhet të mbetet prioritet”. Në mesazhin e tij kreu i shtetit, shprehej se “Kuvendi duhet t’i përqendrojë përpjekjet e tij legjislative në objektivin tonë kryesor kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Evropian” dhe se “nismat legjislative duhet të bazohen në shqetësimet reale të qytetarëve tanë dhe në sektorë të ndryshëm, si: ekonomia, shëndetësia, drejtësia, arsimi, mjedisi dhe drejtësia sociale midis të tjerave”.

Presidenti Begaj, po ashtu vuri theksin te nevoja e forcimit të luftës kundër korruprionit dhe krimit të organizuar. “Parlamenti duhet të mbështesë plotësisht reformën në drejtësi, institucionet tona të drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit, duke forcuar kapacitetet e tyre financiare, njerëzore dhe infrastrukturore. Inkurajoj Kuvendin të promovojë politikën e antikrimit dhe antikorrupsionit si një përballje reale me një të keqe që duhet ta luftojmë në çdo nivel e çdo fushë të këtij fenomeni gërryes për ekonominë dhe kërcënues për demokracinë”, nënvizoi kreu i Shtetit.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

TAGGED: #Kuvendi, #Shqipëri
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Motoçiklistët shtien me armë zjarri drejt dy personave në veturë

Kosova Times Kosova Times April 5, 2024
Kosova anëtarësohet në Justice Action Coalition
Zelensky: Takimi me Xi-në, “i rëndësishëm për sigurinë botërore”
Presidentja Osmani pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022
Rusia u tërhoq nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?