By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump
December 29, 2025
Zogjtë e Madyarit godasin forcat speciale ruse në Ukrainën e pushtuar, të paktën 120 viktima
December 29, 2025
Presidenti francez njofton takim historik për të ardhmen e Ukrainës
December 29, 2025
“Kemi rënë dakord për gjithçka, përveç Donbasit, dhe kjo do të jetë e vështirë”: Trump pas bisedës me Zelenskyn
December 29, 2025
LVV-në fitore bindëse në 7 komunat e mëdha
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nagavci: Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste dhe mjete mësimore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nagavci: Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste dhe mjete mësimore
Lajme

Nagavci: Asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste dhe mjete mësimore

Kosova Times
Last updated: 2024/09/02 at 11:40 PM
Kosova Times Published September 2, 2024
Share
SHARE

Në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor 2024-2025, ku 300.000 nxënës kanë filluar mësimin.

Ministrja e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, Arbërie Nagavci tha në “Lajmet e Fundit” në RTK se është një fillim i mbarë e i suksesshëm i vitit shkollor. Ajo shtoi se në të gjitha komunat ka filluar mësimi, por theksoi se në disa shkolla në komunën e Prishtinës po vazhdojnë punimet gjë që është ngritur si shqetësim nga përfaqësuesit e prindërve.

Nagavci tha se Këshilli i Prindërve ka kërkuar që të shtohet presioni nga Ministria e Arsimit në komunë që të gjitha punët rreth përmirësimit të infrastrukturës të kryhen me kohë.

Ndërsa në komunat e tjera sipas saj nuk ka raportime për mos fillim të procesit mësimor.

“Gjithsesi gjatë ditës së nesërme do të mbledhim të gjitha raportimet që kanë ardhur deri në fund të ditës së sotme, e po ashtu zyrtarët e ministrisë së arsimit dhe inspektorët gjatë kësaj jave janë për vizitë në të gjitha komunat në shkolla të ndryshme në mënyrë që të monitorohet nga afër fillimi dhe mbarëvajtja e procesit mësimor”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit tutje theksoi se ndryshe nga vitet e fundit që kishte greva dhe diskutime të shumta kryesisht nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, sivjet në përgjithësi është një fillim i mire. “Uroj që të përfundojë mbarë dhe të jetë një vit ku do t’i gëzohemi rezultateve e sukseseve të përbashkëta”, tha ajo.

Duke folur për subvencionimin e teksteve shkollore, Nagavci tha se këtë vit kanë aplikuar më shumë se dyqind mijë prindër ose kujdestarë ligjorë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Ndërkaq janë realizuar pagesat për 201.120 prindër, dhe po vazhdon procesi i transferimit të mjeteve.

Ndërkohë, për familjet nga Lugina e Preshevës të cilët nuk kanë nënshtetësi kosovare, e që janë ankuar për disa vështirësi në këtë proces, Nagavci premtoi se janë duke i trajtuar ankesat dhe se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste dhe mjete mësimore.

You Might Also Like

LVV-në fitore bindëse në 7 komunat e mëdha

Zgjedhjet e 28 dhjetorit: Përditësimi i fundit nga KQZ

Në Shqipëri moti i kthjellët dhe temperatura të ulta

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Kurti: Do të flas me Osmanin për çështjen e presidentit, pastaj me opozitën

TAGGED: #Arbërie Nagavci, #Nxënësit, #Tekstet shkollore
Kosova Times September 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Po zhvillohet programi “Edukim për Siguri”

Kosova Times Kosova Times June 30, 2023
Dje nisën punimet, sot lëshohet për qarkullim rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë
Kurti mirëpret Ambasadorin e Finlandës: Diskutohet thellimi i bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetja ndërkombëtare
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?