By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Të paktën tre të vrarë nga sulmet e reja ruse në qytetet ukrainase
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Të paktën tre të vrarë nga sulmet e reja ruse në qytetet ukrainase
Rajon / Botë

Të paktën tre të vrarë nga sulmet e reja ruse në qytetet ukrainase

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 9:02 AM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët ukrainas në Kiev dhe disa rajone tjera në Ukrainë, kanë raportuar për sulme raketore dhe me dronë, të nisura prej mesnatës deri në agim, më 4 shtator, si pasojë e të cilave janë vrarë të paktën tre njerëz.

Për sulmet e reja është raportuar vetëm një ditë pas sulmeve më vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, prej nisjes së luftës, më 2022, pasi të paktën 51 persona janë vrarë në një qendër ushtarake të trajnimit në qendër të shtetit.

Udhëheqësit e administratave ushtarake në Kiev dhe Lviv, në lindje, dhe një zyrtar në Krivih Rih, kanë paralajmëruar se raketa lundruese janë detektuar të jenë nisur drejt qendrave të populluara.

Shpërthimet kanë mundur të dëgjohen në tri qytetet.

Në Lviv, shefi i administratës ushtarake, Maksym Kozytskiy, ka thënë se tre persona janë vrarë dhe të paktën 25 të tjerë janë plagosur.

Në Krivih Rih, në qendër të Ukrainës, politikani lokal, Oleksandr Vilkul, ka thënë se pesë persona janë plagosur, mirëpo asnjëri nuk është plagosur rëndë.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas po merren edhe me sulmet e një dite më parë në qytetin e Poltavës, që ka vrarë dhjetëra persona.

Guvernatori i rajonit të Poltavës, Filip Pronin, ka thënë më 3 shtator se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të nisin hetime për shkaqet e incidentit.

Pak pas sulmit janë bërë kritike të mëdha, meqë është raportuar se kadetët janë mbledhur në një ambient të jashtëm për një ceremoni diplomimi, dhe kështu Rusisë i është ofruar një mundësi për t’i shënjestruar ata.

Vladislav Seleznev, analist ushtarak ukrainas, dhe ish-zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainas, ka thënë se Kremlini është fajtor për sulmin, mirëpo duhet kuptuar qartë dhe përgjegjësinë e Kievit.

Zelensky i ka vazhduar thirrjet ndaj Perëndimit që ta furnizojnë Kievin me sisteme për mbrojtje ajrore dhe raketa me rreze të gjatë, “për të mbrojtur shtetin kundër terrorit rus”.

“Fatkeqësisht, çdo ditë vonesë nënkupton më shumë jetë të humbura”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

TAGGED: #Sulme rue, #Ukrainë
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vrasja në Podujevë, mbahet shqyrtim gjyqësor ndaj dy të miturve

Kosova Times Kosova Times April 11, 2024
Deficiti tregtar i Kosovës në prill arriti në 12.2 për qind
OKB: Burgosja e gazetarit të REL-it është shkelje e ligjit ndërkombëtar
Sindikata e minatorëve të Trepçës kërkon të ekzekutohen pagat
Kosova kërkon që Serbia ta lirojë ish-ushtarin e UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?