By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfaqësues të SBAShK-ut u paraqesin kërkesa deputetëve të LV-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përfaqësues të SBAShK-ut u paraqesin kërkesa deputetëve të LV-së
Lajme

Përfaqësues të SBAShK-ut u paraqesin kërkesa deputetëve të LV-së

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 3:33 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka bërë me dije se përfaqësuesit e SBAShK-ut janë takuar me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Përmes një komunikate për medie, SBAShK-u ka theksuar se duke vazhduar realizimin e agjendës së takimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetari i SBAShK-ut, Rrrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, janë takuar në ambientet e Kuvendit të Kosovës me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Në këtë takim ishin edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Ardian Gola dhe deputetet Arjeta Rexhepi dhe Arjeta Fejza.

“Kryetari Jasharaj në fillim të këtij takimi ka treguar për kërkesat dhe detyrat konkrete që kanë dalë nga takimi i 30 gushtit me kryetarët e kuvendeve komunale të sindikatave të universiteteve, duke shtuar se në kuadër të angazhimeve, u kanë dërguar kërkesë zyrtare kryeministrit Kurti dhe ministres Nagavci, që në mënyrë urgjente të ngrihet vlera e koeficientit të pagave për së paku 30 % dhe kjo të vlejë që nga muaji shtator i këtij viti dhe të realizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kthimin e vlerës prej 0.5 % edhe për 15 vitet e para të përvojës së punës”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

Ndër të tjera, SBAShK-u ka njoftuar se koordinatori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri, e ka njoftuar shefen e grupit parlamentar, Kusari-Lila, edhe për angazhimet e bëra lidhur me përgatitjen e draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Po ashtu, ka njoftuar se është diskutuar edhe për nismën qytetare për mbledhjen e numrit të duhur të nënshkrimeve për t’ua drejtuar deputetëve që të bëhen përmirësime në ndryshimet e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, gjegjësisht që të kthehet pika 6 e nenit 8, e cila ua njihte vitet ’90 si vite kontributpaguese, po ashtu që si vite kontributdhënëse të njihet e tërë koha nga janari i vitit 1990 deri në gusht të vitit 2002, kur ka filluar të funksionojë Trusti Pensional.

SBAShK-u ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të LV-së që ta votojnë këtë kërkesë, po ashtu të ndihmojnë për dialog dhe negocim me MAShTI-n lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit.

“Shefja e grupit parlamentar e LV-së ka kërkuar që çështja e iniciuar për Ligjin e Skemave Pensionale të financuara nga shteti t’u dërgohet edhe me shkrim, duke u shprehur se do të angazhohen edhe për dialogun lidhur me Kontratën Kolektive të Arsimit”, bëhet me dije në komunikatën e SBAShK-ut.

Në këtë takim është biseduar edhe për çështje të tjera në arsimin e Kosovës. Në këtë bashkëbisedë kontribut kanë dhënë edhe deputetet Arjeta Fejza, Arjeta Rexhepi dhe deputeti Ardian Gola. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

TAGGED: #SBAShK-u, #VV
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident tragjik në Santorini, ndërron jetë 29-vjeçari shqiptar

Kosova Times Kosova Times September 16, 2024
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sportistët e Ukrainës gjejnë mikpritje e kurajë në Kosovë
Netanyahu: Izraeli do të jetë përgjegjës për sigurinë në Rripin e Gazës pas përfundimit të konfliktit
Një rast i ri me COVID
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?