By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit
Rajon / Botë

Netanyahu kërkon kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit

Kosova Times
Last updated: 2024/09/04 at 11:21 PM
Kosova Times Published September 4, 2024
Share
SHARE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se Izraeli duhet të ketë kontroll të përhershëm të kufirit mes Gazës dhe Egjiptit, duke këmbëngulur në qëndrimin e tij për një çështje që kërcënon të minojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi.

Komentet e zotit Netanyahu vijnë, ndërsa Shtetet e Bashkuara po hartojnë një propozim të ri që synon arritjen e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve. Përpjekja synon t’i japë fund luftimeve gati 11-mujore.

Çështja e kontrollit të korridorit Filadelfi, një rrip i ngushtë toke përgjatë kufirit të Gazës me Egjiptin i marrë nën kontroll nga trupat izraelite në maj, është bërë një pengesë qendrore në bisedime. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza në marrëveshjen e armëpushimit me shumë faza. Bisedimet po ndërmjetësohen nga Egjipti, Shtetet e Bashkuara dhe Katari. Egjipti ka kërkuar gjithashtu një afat konkret për largimin e trupave izraelite nga korridori Filadelfi.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të, cilat vendosën marrëdhënie zyrtare me Izraelin në bazë të Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020, kritikuan gjithashtu qëndrimin izraelit.

Duke folur me gazetarët e huaj, zoti Netanyahu përsëriti qëndrimin e se Izraeli duhet të mbajë kontrollin e kufirit për të parandaluar kontrabandën e armëve drejt Gazës dhe furnizimin e Hamasit. Ai tha se ishte një pjesë jetike e objektivit të luftës për të siguruar që Hamasi të mos përsëriste më sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Gaza duhet të çmilitarizohet dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse korridori i Filadelfit mbetet nën kontroll të rreptë, tha ai, duke pretenduar se trupat izraelite kishin zbuluar dhjetëra tunele poshtë kufirit. Ai tha se Izraeli do të konsideronte tërheqjen nga korridori vetëm në rast të një force alternative për ta kontrolluar atë.

“Më sillni këdo që do të na tregojë në të vërtetë se mund ta parandalojnë vazhdimin e kontrabandës”, tha ai. “Unë nuk e shoh që kjo të ndodhë tani. Dhe, derisa të ndodhë kjo, ne do të jemi atje”.

Familjet e pengjeve të mbetura po kërkojnë me ngulm që kryeministri të pranojë një marrëveshje, pasi Hamasi vrau gjashtë pengje javën e kaluar, ndërsa trupat izraelite dukej se po përpiqeshin për t’i shpëtuar.

Familjet e pengjeve e kanë akuzuar zotin Netanyahun për bllokimin e marrëveshjes dhe se ka sakrifikuar jetën e të dashurve të tyre për hir të mbajtjes së kontrollit mbi rripin kufitar. Qindra mijëra izraelitë kanë protestuar ditët e fundit, duke bërë thirrje për një marrëveshje dhe thënë se po mbaron koha për t’i sjellë të gjalla pengjet në shtëpi.

You Might Also Like

Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein

Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34

Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko

Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së

Ja arsyet pse Trump po i zgjat sanksionet kundër politikanëve ne rajon

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Gazë - Egjipt, #Kontrolle, #Kufiri
Kosova Times September 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prishtina ende pa zgjidhje për grumbullimin e mbeturinave

Kosova Times Kosova Times May 21, 2025
Përurohet çerdhja në Suharekë, marrin pjesë Kurti e Nagavci
Shpërthime në dy qytete në Rusi
“Do ta marr pasaportën e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur”
Më shumë se 8,000 civilë kanë vdekur në Ukrainë që nga fillimi i luftës – OKB
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?