By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Greqia e interesuar për bashkëpunim në fushën e TIK-ut dhe BRE-ve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Greqia e interesuar për bashkëpunim në fushën e TIK-ut dhe BRE-ve
Lajme

Greqia e interesuar për bashkëpunim në fushën e TIK-ut dhe BRE-ve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/05 at 6:17 PM
Kosova Times Published September 5, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në një takim të frytshëm Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë njëkohësisht përgjegjëse për Diplomacinë Ekonomike greke, Kostas Fragogiannis i cili po viziton Kosovës në saje të Forumit Ekonomik Kosovë-Greqi.

Ministrja shprehu mirënjohjen dhe kënaqësinë e saj për takimin e sotëm në prag të fillimit të Forumit Ekonomik i cili do të mbahet sot në mes të Kosovës dhe Greqisë si dhe para pjesëmarrjes së saj në Forumin e 8-të të energjisë në Evropën Juglindore në Selanik.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli ndau të arriturat në fushën sektorit të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese ku potencoi se që nga vitit 2022 ku avancimi vjetor në fushën e TIK-ut ka qenë 13 %, ka arritur pothuajse të dyfishohet në vitin 2023 në 25 %.

Në saje të kësaj rritjeje, nga sektori i TIK-ut kanë arritur të punësohen rreth 10 mijë persona si dhe 70 % e kompanive të sektorit eksportojnë shërbimet e tyre.

Gjithashtu, ajo njoftoi zv.ministrin grek për të arriturat në fushën e BRE-ve siç ishte suksesi i ankandit të parë solar 100 MW si dhe ankandet tjera të radhës që janë pjesë e pakos investive ku Minisyria e Ekonomisë synon të ndërtojë 950 MW kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme me një investim total 1.2 miliardë euro. Projekti i ardhshëm i cili pritet të zhvillohet është procedura konkurruese për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë nga era me 150 MW me përkrahje të USAID dhe IFC si këshilltar transaksioni, proces ky i cili pritet të merr formën së shpejti.

Greqia është një nga shembujt e mirë në prodhimin e energjisë ku kompanitë kanë ekspertizën dhe përvojën e duhur pasi që rreth 65 % e energjisë së prodhuar është është e pastër. Andaj, Ministrja Rizvanolli kërkoi nga zv.ministri Fragogiannis që të ftoi kompanitë greke për të investuar në fushën e energjisë në Kosovë.

Nga ana e tij, zv.ministri Fragogiannis shprehu interesimin e Greqisë për bashkëpunim kryesisht në zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut dhe Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Ndryshe, Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Kostas Fragogiannis në Forumin Ekonomik do të marrë pjesë së bashku me 16 kompani greke me qëllim që të rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe investimet, me fokus të veçantë në sektorët e energjisë së ripërtëritshme, TIK-ut, turizmit etj.

Zëvendësministri Fragogiannis ritheksoi qëndrimin e Greqisë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe që Greqia është përkrahëse e këtij rrugëtimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

TAGGED: #BRE, #Greqia, #Kosova, #TIK
Kosova Times September 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërvalla: Arbëreshët, model i ruajtjes së gjuhës, traditës dhe identitetit

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Shala: Qeveria “Kurti” e ka thyer rekordin e shpenzimeve të luksit, premtonte të kundërtën
Persekutimi i liderëve rusë – i vështirë, por i mundur
Infantino e prezanton takimin me presidenten Osmani
Postecoglou: Ndeshja kundër Cityt rast për t`u matur me më të mirët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?