By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 42.5 për qind e femrave në moshë riprodhimi në Shqipëri nuk kanë lindur fëmijë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > 42.5 për qind e femrave në moshë riprodhimi në Shqipëri nuk kanë lindur fëmijë
Shëndetësi

42.5 për qind e femrave në moshë riprodhimi në Shqipëri nuk kanë lindur fëmijë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 9:06 AM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Të dhëna të detajuara nga Cens 2023 tregojnë se 10.5 mijë femra të grupmoshës 20-24 vjeç kanë lindur, përkundrejt 63.3 mijë që nuk kanë lindur. Në këtë grupmoshë 85 për qind e femrave nuk kanë lindur ende foshnjat e tyre.

 

Më tej në grupmoshën 25-29 vjeç sërish dominojnë femrat pa fëmijë, pasi 53 % e tyre nuk kanë lindur ende sipas Censit. Në këtë grupmoshë numërohen 73,826 femra gjithsej, ku 37,679 nuk kanë lindur dhe 22,459 kanë lindur bebet e tyre.

 

Pas moshës 34 vjeç nisin e dominojnë femrat që kanë kryer lindje. Por ende në grupmoshë 30-34 vjeç 25 % e femrave nuk lindur, ndërsa 75 për qind kanë lindur.

Në grupmoshën 35-39 vjeç ende 15 % e femrave nuk kanë lindur asnjëherë dhe 73 % kanë lindur. Në grupmoshën 40-44 vjeç 12,4 për qind e femrave nuk ka lindur dhe në grupmoshën 45-49 vjeç 11 për qind e femrave nuk kanë lindur. Emigracioni i lartë i meshkujve dhe zhvillimi i personal i femrave po ndikon në normat e fertilitetit.

Në dekadat e fundit meshkujt synojnë të rrisin kapitalin e tyre duke emigruar dhe gratë synojnë të arsimohen. Kjo qasje ka thelluar hendekun në arritjet arsimore mes femrave dhe meshkujve duke bërë që shumë gra të zgjedhin karrierën.

Shtesa natyrore e vendit tonë është tërësisht e varur nga numri i grave në moshë riprodhimi, por ato po pësojnë rënie të shpejtë dhe për më tepër një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk preferojnë të lindin.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se në vitin 2023 në të gjithë vendin ishin 508 mijë gra në moshën e riprodhimit (15-49 vjeç) nga mbi 710 mijë që u ishin në Censin 2011.

Rënia e grave në moshën riprodhuese do të ndikojë në normën e ulët të lindshmërisë në vitet në vijim dhe në reduktimin pa kthim të popullsisë. Femrat në grupmoshën 25-29 vjeç janë ulur me 21%.

Rënien më të ulët vetëm -6% e kishin femrat në grupmoshën 30-34 vjeç, teksa reduktimi mbi 30 % është i pranishëm edhe në grupmoshat 40-44 dh 44-49 vjeç.

Në 2023, në të gjithë vendin, kanë lindur vetëm 22,210 foshnje, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore, por ndërkohë numri i grave në moshë riprodhimi është mbi 500 mijë.

You Might Also Like

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV

Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Rahovec

Kosova Times Kosova Times October 14, 2025
Borrell: 21 nëntori nuk duhet të na gjejë pa marrëveshje për targat
Kaos në Francë! Shpërthejnë trazirat
Pse janë të rëndësishme zgjedhjet për Parlamentin Evropian
Kryeziu: Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?