By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë
Rajon / Botë

ShBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 4:44 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza ndaj pesë oficerëve të zbulimit rus dhe një shtetasi civil rus në lidhje me një sulm të madh kibernetik, i cilësuar nga prokurorët amerikanë si goditja e parë e Kremlinit në luftën kundër Ukrainës.

Të enjten, Departamenti i Drejtësisë akuzoi rusët për kryerjen e e sulmit dashakeqës “WhisperGate” në janar të 2022 që synonte të dobësonte infrastrukturën civile të Ukrainës përpara sulmit rus një muaj më pas.

“Sulmi WhisperGate pati si objektiv infrastrukturën civile dhe sistemet kompjuterike ukrainase krejtësisht të palidhura me ushtrinë ose mbrojtjen kombëtare, që përfshijnë agjencitë qeveritare përgjegjëse për shërbimet e urgjencës në Ukrainë, sigurinë ushqimore dhe arsimin, duke synuar dëmtimin e moralit të ukrainasve”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Matthew Olsen.

Sulmi “mund të konsiderohet si goditja e parë luftës”, tha agjenti i posaçëm i FBI-së, Bill DelBagno, duke folur së bashku me zotin Olsen gjatë një konference për shtypin në Baltimor të Merilendit.

Akuza e bërë publike të enjten është rezultat i një operacioni të FBI-së të koduar “Ushtarët lodër”, bazohet në akuzat e ngritura fillimisht në qershor kundër 22-vjeçarit rus Amin Stigal, një civil i akuzuar se ka kryer sulm kibernetik për të ndihmuar inteligjencën ruse përpara agresionit ndaj Ukrainës.

Si pjesë e sulmit, Amin Stigal dhe agjentët e Njësisë 21955 të Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës Ruse, ose GRU, përdorën infrastrukturën kibernetike të disa kompanive me bazë në SHBA për kryer ato që fillimisht dukej të ishin sulme “ransomware”, sulme në të cilat hakerat kërkojnë para në këmbim të informacioneve të vjedhura, por që synonin në fakt të fshinin të gjitha të dhënat kritike.

Sipas aktakuzës, me Amin Stigalin kanë bashkëpunuar agjentët rusë të njësisë GRU: Vladislav Borovkov, Denis Denisenko, Yuriy Denisov, Dmitriy Goloshubov dhe Nikolay Korchagin.

Zyrtarët e FBI-së thanë se njësia GRU ka operuar gjithashtu me emrat Cadet Blizzard, Ember Bear dhe Dev-0586, duke kryer sulme kibernetike në infrastrukturën kritike në të gjithë Evropën, Amerikën Qendrore dhe Azi.

Përveç akuzave të reja, zyrtarët amerikanë thanë se po ofrojnë një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion mbi secilin nga rusët e akuzuar.

Zyrtarët thanë se po bashkëpunojnë me Interpolin për të dërguar të dhëna që mund të ndihmojnë në arrestimin e gjashtë rusëve.

“I kemi futur në rreth. Ne e dimë se cilët janë ata. Ka një shpërblim mbi ta dhe ne do t’i ndjekim pa pushim”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Matthew Olsen.

“Mesazhi është i qartë”, tha ai,”për njësinë GRU, e dimë kush jeni e do u gjejmë”.

Ambasada ruse në Uashington nuk i është përgjigjur një kërkese të Zërit të Amerikës për koment.

Një zyrtar kryesor ukrainas vlerësoi aktpadinë e ShBA-ve dhe punën shumëkombëshe që ndihmoi në ngritjen e akuzave.

Korrespodentja e Zërit të Amerikës Margaret Besheer ndihmoi në shkrimin e këtij lajmi.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

TAGGED: #Hakerët rusë, #ShBA
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri:Takimet me kundërshtarët, fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen

Kosova Times Kosova Times May 1, 2025
Axhenda Ndërkombëtare
LDK do të kërkojë Komision Hetimor për rastin e rezervave shtetërore
Kosova në epërsi, shënon kapiteni
Liverpool ndalet edhe nga West Ham
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?