By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vritet një grua amerikane gjatë një proteste në Bregun Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vritet një grua amerikane gjatë një proteste në Bregun Perëndimor
Rajon / Botë

Vritet një grua amerikane gjatë një proteste në Bregun Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 6:28 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Ushtarët izraelitë e kanë vrarë një grua amerikane gjatë një proteste kundër vendbanimeve izraelite në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten, thanë një dëshmitar dhe dy mjekë për Associated Press.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, konfirmoi vdekjen 26-vjeçes, por nuk tregoi nëse ajo u qëllua nga trupat izraelite.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara janë duke mbledhur informata për rrethanat e vrasjes së saj dhe se do të komentojnë më hollësitë më vonë.

Miller dhe mjekët të cilët i dhanë tretman e bënë të ditur emrin e saj, organizata për të cilën ajo punonte vullnetare – International Solidarity Movement – tha se familja e saj ka kërkuar që ajo të mos identifikohet.

Ushtria izraelite tha se është duke i shqyrtuar raportimet se trupat e saj e kanë vrarë një shtetase të huaj duke shtënë ndaj “një nxitësi të dhunës” në zonën e protestës.

Gruaja që u qëllua për vdekje po merrte pjesë në një demonstratë javore kundër zgjerimit të vendbanimeve. Këto protesta kanë qenë të dhunshme në të kaluarën. Para një muaji, qytetari amerikan Amado Sison u qëllua në këmbë nga forcat izraelite, siç tha, duke tentuar të ikë nga gazi lotsjellës dhe të shtënat.

Jonathan Pollak, një izraelit që po merrte pjesë në protestë gjithashtu, tha se ajo u vra në qytetin Beita në veri të Bregut Perëndimor. Ai tha se i pa dy ushtarë izraelitë mbi një çati të një shtëpi duke ua drejtuar armët grupit të protestuesve dhe duke shtënë.

Ai tha se pastaj e “pashë atë të shtrirë në tokë, pranë një peme, duke derdhur gjak për vdekje”.

Dy mjekë thanë se ajo u qëllua në kokë – Ward Basalat, i cili i dha ndihmën e parë asaj në vendin e ngjarjes dhe Fouad Naffa, drejtor i Spitalit Rafidia ku ajo u dërgua.

“Ne u përpoqëm ta shpëtonim qytetaren amerikane, u përpoqëm t’ia ringjallnin zemrën disa herë, por fatkeqësisht nuk ia dolëm”, tha Naffa për Associated Press.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

TAGGED: #Bregu Perëndimor, #Protestë, #Vritet një grua amerikane
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Turqia arreston futbollistin izraelit që shprehu mbështetje për pengjet në Gazë

Kosova Times Kosova Times January 15, 2024
Putin: Luftëtarët e Wagner-it mund t’i bashkohen ushtrisë ruse ose të shkojnë në Bjellorusi
Komisioni për Buxhet miratoi disa raporte financiare për vitin 2022
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?