By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian
June 29, 2025
Mendoni se ChatGPT po ju ndihmon: Në fakt po ju vret trurin
June 29, 2025
Bota do të zhytet në errësirë: Data e saktë kur dielli do të bjerë në hije
June 29, 2025
Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë
June 29, 2025
Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në ShBA
Rajon / Botë

Dy muaj para zgjedhjeve presidenciale në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 6:50 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Kur kanë ngelur edhe dy muaj para ditës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidatët për president Donald Trump dhe Kamala Harris po përgatiten për debatin e tyre të parë. Ndërkohë, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, fushata e të dy kandidatëve është përqendruar në çështjen e ekonomisë.

Në qendër të fushatës së republikanit Trump është ekonomia dhe sulmet ndaj rivales Harris.

Donald Trump, Kandidat republikan për president “Asaj nuk do t’ia dijë për punëtorët ose amerikanët e klasës së mesme. Ajo nuk e çan kokën për ju”, thotë zoti Trump.

Ekipi i zonjës Harris thotë se republikani Trump është ai që do të dëmtojë fuqinë punëtore me shkurtimin e taksave për korporatat.

Kamala Harris, Kandidate demokrate për presidente

“Forcimi i klasës së mesme do të jetë përparësia kryesore e presidencës sime”, thotë zonja Harris.

Ekonomia është çështja më me rëndësi për votuesit në këto zgjedhje. Ky është një problem që zonja Harris duhet ta trajtojë shpejt, thotë analisti Hank Sheinkopf.

Hank Sheinkopf, Analist politik

“Ajo duhet të sqarojë se përse njerëzit po paguajnë më shumë për karburant, pse ushqimet e tyre kanë këto çmime dhe pse prodhuesit e këtyre produkteve po u japin më pak për të njëjtat para”, thotë ai.

Kandidati republikan për nënpresident, JD Vance thotë se vota për zonjën Harris nënkupton humbje të vendeve të punës.

JD Vance, Kandidat republikan për nënpresident

“Mendoni për të gjitha interesat e fuqishme, burokracinë në këtë vend, njerëzit që janë pasuruar duke i dërguar vendet tuaja të punës në Kinë. Ata e duan Kamala Harris-in. E vetmja mënyrë për t’i mposhtur dhe luftuar është në kutitë e votimit në nëntor”, thotë ai.

Nga ana tjetër, Tim Walz thotë se janë demokratët ata që përkushtohen ndaj punëtorëve amerikanë.

Tim Walz, Kandidat demokrat për nënpresident

“Donald Trump dhe JD Vance kanë diçka tjetër në mendje. E vetmja gjë që ata dinë për punëtorët është se si të përfitojnë prej tyre, se si të mos i paguajnë. Sa herë u është dhënë rasti, kanë zhvilluar luftë kundër punëtorëve dhe kushteve të tyre”, thotë zoti Walz.

Dy muaj para zgjedhjeve, gara mbetet e ngushtë. Në shumicën e sondazheve të opinionit publik zonja Harris shfaqet me një epërsi të lehtë ndaj zotit Trump në shkallë kombëtare.

David Martinez, votues në Miçigan, mbështet zotin Trump.

David Martinez, Votues në Miçigan

“Ai është një patriot i vërtetë amerikan. Ai mendon më shumë për njerëzit sesa për veten e tij. Në çdo veprim ai përpiqet të ndihmojë dikë”, thotë ai.

Becca Rush, votuese në Xhorxhia, mbështet zonjën Harris.

Becca Rush, Votuese në Xhorxhia

“Është viti 2024, kemi nevojë për frymë të re dhe një të ardhme më të ndritur”, thotë ajo.

Ndërsa vazhdojnë fushatën, kandidatët Trump dhe Harris do të kalojnë pjesën më të madhe të ditëve të ardhshme duke u përgatitur për debatin e tyre të parë presidencial më 10 shtator.

You Might Also Like

Rusët dhe bjellorusët nuk do të jenë më në gjendje të transferojnë euro përmes Alta Bank të Serbisë

Thirrje nga Moska: Pse Serbia ndalon eksportimin e municioneve

Publiku brohorit “Vdekje Ushtrisë Izraelite” në festivalin e muzikës në Angli

Që nga sot në Francë, pirja e duhanit është e ndaluar në parqe, rreth shkollave, në plazhe…

Një nga sulmet ajrore më të mëdha ruse deri më sot. U rrëzua një F-16, piloti u vra.

TAGGED: #Donald Trump, #Kamala Harris, #ShBA, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPJ-ja e Kosovës jep detaje për aksidentin tragjik në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Pilotët ukrainas i nisin stërvitjet në SHBA
Rrahje mes disa personave në një restorant në Suharekë, tre prej tyre marrin lëndime trupore
Kërcënon nënën dhe demolon gjësendet në shtëpi nën ndikimin e drogës
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?