By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën thirrje për ndryshime në qasjen ndaj emigrantëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën thirrje për ndryshime në qasjen ndaj emigrantëve
Rajon / Botë

Kryebashkiaku i Nju Jorkut bën thirrje për ndryshime në qasjen ndaj emigrantëve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 6:56 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Krimi i lidhur me emigrantët në Nju Jork ka rritur shqetësimin mes shumë banorëve të qytetit, disa, prej të cilëve fajësojnë për këtë fluksin e emigrantëve pa dokumente në dy vitet e fundit. Korrespondentët e Zërit të Amerikës Aron Ranen dhe Igor Tsikhananka biseduan me zyrtarë të zbatimit të ligjit, politikanë, aktivistë dhe emigrantë mbi këtë çështje të debatueshme.

Debati mbi çështjen e statusit të Nju Jorkut si një qytet që strehon emigrantët arriti kulmin në janar të këtij vit pas një sulmi ndaj dy policëve në sheshin Times Square, që dyshohet se u bë nga një grup emigrantësh.

Aktualisht, forcat lokale të zbatimit të ligjit nuk e kanë të lejuar të bashkëpunojnë me autoritetet federale të imigracionit. Edhe kur emigrantët dënohen për krime dhe lirohen, autoritetet e imigracionit shpesh nuk njoftohen duke penguar dëbimet, e mundshme e tyre nga vendi. Banorët e Nju Jorkut duket se janë të ndarë për këtë çështje.

“Mendoj se gjykatat duhet të komunikojnë me autoritetet federale të imigracionit dhe të dëbojnë ata që kryejnë krime”, thotë banorja e Nju Jorkut Marie Shultz.

“Shumë hotele kanë emigrantë. Unë kurrë nuk kam pasur probleme me ta. Ne kemi Statujën e Lirisë këtu, me mesazhin ‘Ndihmoni të vuajturit, të varfërit dhe ata që duan të jenë të lirë’. Ky është identiteti i qytetit të Nju Jorkut”, thotë banori i Nju Jorkut Karl Kozel.

Ndërkohë, aktivistët që mbështesin emigrantët thonë se kjo çështje është ekzagjeruar.

“Mendoj se Nju Jorku duhet të vazhdojë të jetë një qytet që strehon dhe mbron emigrantët. Theksimi i rasteve të izoluara të emigrantëve që kryejnë krime është thjesht një gjë shumë tipike. Veçimi i rasteve negative është një përpjekje për të njollosur një grup të caktuar njerëzish”, thotë Ilze Thielmann nga organizata “Team TLC NYC”, që mbështet emigrantët.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës për këtë çështje në një konferencë shtypi më 27 gusht, kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Eric Adams shprehu pikëpamjet e tij për ndryshimin e statusit të qytetit si një strehë për emigrantët.

“Njerëzit që kryejnë akte të dhunshme ndaj njujorkezëve, emigrantëve të tjerë dhe individëve pa dokumente nuk duhet të qëndrojnë në vendin tonë pas mbarimit të dënimeve”, tha ai.

Edhe zyrtarë të qeverisë federale komentuan këtë çështje.

“Ne nuk duam të heqim politikat e strehimit të emigrantëve. Ne duam thjesht ndryshime të vogla, që mundësojnë bashkëpunimin me policinë e Nju Jorkut për të arrestuar ata individë dhe për t’i hequr ata nga rrugët”, thotë Ken Genalo nga Zyra e Emigracionit dhe Doganës.

Zoti Genalo thotë se aktualisht nuk ka të dhëna të sakta për krimet e emigrantëve në qytetin e Nju Jorkut.

“Problemi me përpjekjen për të mbledhur shifra dhe statistika mbi krimin e emigrantëve, apo atyre që nuk janë shtetas është se qyteti i Nju Jorkut ka statusin e një qyteti që i strehon emigrantët. Ata kanë politika që pengojnë çdo bashkëpunim me ne. Pra, nëse një individ arrestohet, policia e Nju Jorkut nuk lejohet të pyesë mbi shtetësinë e të arrestuarit. Pra, mund të ketë rritje ose rënie të krimeve të kryera nga emigrantët, por në realitet nuk mund të bëhen këto dallime në një qytet që i mbron emigrantët”, thotë ai.

Banorëve të qytetit, ndërkohë, u lihet të vlerësojnë vetë nëse kërcënimi nga krimet e emigrantëve është i ekzagjeruar apo i saktë.

Shumë emigrantë të pastrehë jetojnë në tenda në ishullin Randall. Disa thonë se pasi perëndon dielli gjendja ndryshon.

“Kur jeni jashtë, zakonisht nuk ndjen siguri sepse shumë njerëz janë të pajisur me armë, disa prej tyre me thika”, thotë Dallo, emigrant pa dokumente në Nju Jork.

“Këtu gjithçka është e rrezikshme. Njerëzit përleshen dhe vriten. Ka gjithçka këtu”, thotë një emigrant tjetër.

Megjithatë, diskutimi mbi çështjen nëse Nju Jorku mund të vazhdojë të jetë një qytet që i mbron emigrantët e paligjshëm dhe të garantojë sigurinë e të gjithë banorëve të tij ende po vazhdon. Vendimi për këtë çështje do të ndikojë për të ardhmen e qytetit dhe atë të politikave të tij.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

TAGGED: #Emigrantët, #Kryebashkiaku, #Nju Jork
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Bujqësi

Sivjet Ferizaj do t`i ketë 100 mijë euro më pak për subvencione në bujqësi

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
Kremlini thotë se ShBA-ja po “hedh benzinë mbi zjarr” pasi Biden ia lejoi Kievit të godasë më thellë në Rusi
8 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA
Kujt i bëri PSD-ja “Argat & Shërbim” me protestën e sotme të Ura e Ibrit!
Ja cilat aktivitete kulturore do të zhvillohen në kryeqytet këtë muaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?