By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania
November 2, 2025
Sallata Cezar: Një klasik që u krijua rastësisht
November 2, 2025
5 ushqime që mjekët nuk i hanë kurrë për shkak të rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
November 2, 2025
Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz
November 2, 2025
Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një personalitet televiziv rus paditet për shkelje të sanksioneve amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një personalitet televiziv rus paditet për shkelje të sanksioneve amerikane
Rajon / Botë

Një personalitet televiziv rus paditet për shkelje të sanksioneve amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/09/06 at 7:10 PM
Kosova Times Published September 6, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Drejtësisë bëri publike dy aktpadi të enjten ndaj shtetasit amerikan me origjinë ruse, Dimitri Simes, i cili shërbeu si këshilltar në fushatën presidenciale të ish Presidentit Donald Trump në vitin 2016, si dhe ndaj bashkëshortes së tij, Anastasia Simes. Të dy individët akuzohen për pjesëmarrje në skema të ndryshme, duke shkelur sanksionet amerikane.

Sipas aktpadisë së parë, çifti akuzohet për punësimin e Dimitrit për një kanal televiziv shtetëror rus, që është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe fshehjen e të ardhurave prej mbi 1 milion dollarësh nga ky televizion.

Dimitri ishte i angazhuar si prezantues dhe producent në televizionin ‘Channel One Russia’, që është mes entiteteve ndaj të cilave Zyra për Kontrollin e Pronave të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit vendosi sanksione në maj të vitit 2022. Ndaj televizionit u vendosën sanksione “për shkak se ishte në pronësi, kontrollohej, ose vepronte në emër të qeverisë së Federatës Ruse,” thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Për punën e tij në këtë kanal televiziv, sipas autoriteteve amerikane, Dimitri mori rreth 1 milion dollarë kompensim, një veturë personale me shofer si dhe një pagesë për një banesë në Moskë. Puna e tij në këtë media po ashtu mbështetej nga një ekip prej 10 punonjësish të televizionit ‘Channel One Russia’.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, puna dhe kompensimi i Dimitrit, që nga qershori i vitit 2022 deri tani, shkel ligjin mbi Kompetencat Ekonomike gjatë Emergjencave Ndërkombëtare (IEEPA).

“Aktpadia ve në dukje se Dimitri dhe Anastasia Simes gjithashtu u përfshinë në një skemë pastrimi parash, të vetëdijshëm që këto transaksione synonin të fshihnin të ardhurat e fituara”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.

Secili prej tyre është akuzar për pjesëmarrje në konspiracion, shkelje të ligjit IEEPA dhe konspiracion për pjesëmarrje në pastrim ndërkombëtar parash. Në rast se shpallen fajtorë, secila akuzë përmban një dënim maksimal prej 20 vjetësh burg.

Çifti, që mbeten të lirë, kanë banesa në qytetin Huntly në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe në Moskë. Departamenti i Drejtësisë tha se çifti Simes me gjasë është në Rusi.

Bashkëshortja Anastasia po përballet me akuza shtesë si pjesë e një skeme tjetër që Departamenti i Drejtësisë thotë shkel ligjin IEEPA. Sipas tij, ajo mori fonde nga oligarku rus, nën sanksione, Aleksandr Yevgenyevich Udodov për të blerë vepra arti për galeritë e zotit Udodov në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Veprat janë dërguar dhe mbajtur fillimisht në shtëpinë e çiftit në Huntly dhe më pas janë dërguar në Rusi. Departamenti i Drejtësisë thotë se Anastasia ishte e përfshirë në pastrim parash për të maskuar shkeljet e ligjit IEEPA.

Në aktpadinë e dytë, Anastasia përballet me një akuzë për konspiracion për të shkelur ligjin IEEPA, për shkeljen e ligjit, si dhe për konspiracion për pastrim ndërkombëtar parash. Secila akuzë parasheh dënime deri në 20 vjet burg.

Ndaj zotit Udodov janë vendosur sanksione në shkurt të vitit 2023 për angazhimin e tij si konsulent menaxhimi në veprimtaritë ekonomike të Federatës Ruse.

You Might Also Like

Ukraina mori sisteme mbrojtëse ajrore Patriot nga Gjermania

Trupat ruse djegin kamionët e tyre për të ndaluar vendosjen e Pokrovsk

Ligjvënësit amerikanë planifikojnë të rëndojnë tërheqjen e Pentagonit nga Europa

Mediat ruse kritikojnë Vuçiçin: “Shpalli bashkëpunimin me ushtrinë evropiane”

Një polic ngacmoi një kamariere, pastaj qëlloi vëllanë e saj

TAGGED: #Anastasia Simes, #Dimitri Simes, #ShBA
Kosova Times September 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hoti i gëzohet lajmit për heqjen e vizave nga Izraeli

Kosova Times Kosova Times January 29, 2024
Policia fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me vendet tjera në fushën e zbatimit të ligjit
Pashinyan refuzoi të shkonte në samitin e CIS
DASh: Hapja e urës së Mitrovicës në këto momente do të rriste gjasat për dhunë
30 hajdutë hynë në sallon dhe vodhën 13 makina, shikoni si përfundoi gjithçka… (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?