By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?
Lajme

Kompromisi për CEFTA, cili është qëndrimi i presidentes Osmani për zhbllokimin e mallrave serbe?

Kosova Times
Last updated: 2024/09/08 at 9:26 PM
Kosova Times Published September 8, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me ‘ofertën’ e Gjermanisë që të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë për mallrat serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.

Në emisionin “Kallxo Përnime”, Osmani ka pohuar se për këtë çështje ekziston kërcënimi që Kosova të përjashtohet nga Procesi i Berlinit.

Sipas saj, Kosova duhet të insistojë në propozime të reja.

Qeveria e Kosovës e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia më 15 qershor 2023, një ditë pasi forcat serbe kishin arrestuar tre policë të Kosovës.

Osmani ka thënë se Gjermania ka ofruar skanerë profesionalë, nëpërmjet të cilëve mund të kalojnë kamionët me mallra.

“Është një diskutim që një kohë të gjatë për të arritur një pajtim për ndryshimin e statusit të përfaqësimit në CEFTA sepse akoma është UNMIK-u dhe për heqjen e UNMIK është ofruar të gjendet një mundësi që Kosova të largojë masat e sigurisë që janë vendosur që të ndalen kamionët me mallra serbe. Çka është ofru nga Gjermania dhe nga shtete tjera, janë ofruar skanerë profesionalë, nëpërmjet të cilëve mund të kalojnë kamionët dhe të detektohet nëse ka armë ose kontrabandë tjetër. Donacion i jashtëzakonshëm për Doganën dhe Policisë. Skanerët akoma nuk kanë ardhur sepse ka procedura prokurimi. Prokurimi të Gjermanisë dhe dy shtetet tjera. Po kërkojnë që të hiqen masat në mënyrë që paralelisht të largohet UNMIK të jetë Kosova dhe pastaj të vijnë skanerët”, ka thënë Osmani.

Ajo ka konfirmuar se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit.

Ndërsa ka thënë se Kosova duhet të insistojë në propozime të reja lidhur me këtë çështje.

“Ky mua më duket dallim shumë i vogël që nuk do të duhej të rezultonte me përjashtimin e Kosovës siç është Procesi i Berlinit. Kërcënimi ekziston, duhet  kushdo që negocion në emër të Republikës, me insisitu me propozime të reja”, u shpreh ajo.

“Unë më së pari angazhohem që të bindet Gjermania që Kosovën mos ta largojnë pavarësisht këtyre. E dyta unë propozoj një 10 fjali të ndryshme që e arrijnë qëllimin e Kosovës po duket në dukje të parë që janë kompromis, sepse mund të gjendet rrugë e përbashkët. Si rregull propozime të tilla duhet të diskutohen me të gjithë sepse në fund janë Dogana dhe Policia e Kosovës ata që e zbatojnë”- tha tutje Osmani.

Ajo u pyet nëse për këtë temë kanë diskutuar me Qeverinë e Kosovës.

“Për ketë temë jo sepse mënyra siç shkon kjo punë ata duhet më pyet presidenten për çështje të politikës të jashtme dhe ketë çështje nuk e kanë shtru ndonjëherë para meje”- tha Osmani.

Serbia është duke e kushtëzuar zhbllokimin e vendimmarrjes në CEFTA, Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore, ka thënë me 05.9.2024 Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, tha se kryeministri Kurti “nuk pranoi kompromise” për CEFTA-n gjatë një takimi të enjten më të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë një vizite në rajon në fund të gushtit, Sarrazin tha se vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Kosova dhe Serbia, duhet të jenë të gatshme për kompromise dhe koncesione jo të lehta.

Kosova është anëtare e CEFTA-s prej vitin 2007 dhe përfaqësohet përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Autoritetet kosovare tani kërkojnë që të përfaqësohen si shtet jo përmes misionit të OKB-së.

You Might Also Like

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës

Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut

Testi pranues i Fakultetit të Mjekësisë, UP krijon komision hetimor

Krimi bie me 6.28%, Policia realizon objektivat për gjashtëmujorin e parë

TAGGED: #CEFTA, #Vjosa Osmani
Kosova Times September 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kim Jong-un nuk priti gjatë: Kokat filluan të bien pas fundosjes se turpshme të anijes

Kosova Times Kosova Times May 25, 2025
NATO-ja do të dërgojë emisar të përhershëm special në Ukrainë
Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)
Në Gazë hyjnë dhjetëra kamionë me ndihmë humanitare
Gjukanoviq dorëhiqet nga pozita e kryetarit të partisë DPS
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?