Sot është Dita Ndërkombëtare e Parandalimit të Vetëvrasjes, me këtë rast organizata “Linja e Jetës”, do të përmbyll peticionin për projektligjin për parandalim të vetëvrasjes.
Për këtë sot do të mbahet edhe tryezë diskutimi me temën “Ta ndryshojmë narrativën si flasim për vetëvrasjen”, ndërsa në orën 19:00 para Teatrit Kombëtar do të ndezën qirinj si shenjë përkujtimi për jetët e humbura.