By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Balluku: Aksi i ri Elbasan-Rrogozhinë, autostradë e tipit A me shpejtësi 130 km/orë
October 11, 2025
Rama: Parku i Besimit në Petrelë, nderim për trashëgiminë e tolerancës fetare
October 11, 2025
Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh
October 11, 2025
Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria izraelite thotë se me gjasë e ka vrarë pa dashje një aktiviste amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria izraelite thotë se me gjasë e ka vrarë pa dashje një aktiviste amerikane
Rajon / Botë

Ushtria izraelite thotë se me gjasë e ka vrarë pa dashje një aktiviste amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/09/10 at 3:27 PM
Kosova Times Published September 10, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se një aktiviste amerikane, e cila u vra në Bregun e pushtuar Perëndimor javën e kaluar, me gjasë u qëllua “indirekt dhe pa dashje” nga forcat izraelite, të cilat po synonin të qëllonin dikë tjetër.

Aysenur Ezgi Eygi, aktivistja 26-vjeçare nga Siatëll, u vra të premten pas një proteste kundër vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor, sipas Jonathan Pollak, një protestues izraelit që ishte dëshmitar i të shtënave.

Ushtria tha se hetimi i saj “gjeti se ka shumë gjasa që ajo është qëlluar indirekt dhe pa dashje nga ushtria izraelite, e cila nuk e kishte atë në shënjestër, por një nxitës të trazirave”.

Më herët, Shtëpia e Bardhë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga vrasja e Eygi, e cila po ashtu kishte shtetësi turke, dhe i kërkoi Izraelit të hetonte se çfarë ishte ndodhur.

Pollak i tha Associated Press se të shtënat ndodhën gjysmë ore pasi kishin përfunduar përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite.

Eygi, vullnetare në grupin e aktivistëve, Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit, po merrte pjesë në protestën kundër zgjerimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Vrasja e saj ndodhi në kohën kur në Bregun Perëndimor është rritur dhuna që kur ka nisur lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në tetor të vitit të kaluar. Që atëherë, më shumë se 690 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

You Might Also Like

Senati amerikan tërheq miratimin për luftën në Irak pas më shumë se 20 vitesh

Marina Turke zhvilloi stërvitjen “Ujku i Detit”

Avionë britanikë patrullojnë pranë kufirit rus

Ukrainasit goditën një rafineri 1400 km të thellë në Rusi

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

TAGGED: #Aktiviste amerikane, #Ushtarë izraelit
Kosova Times September 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Humbja e Putinit në Ukrainë është disfata e “botës serbe” në Ballkan

Kosova Times Kosova Times September 16, 2022
Osmani ngushëllon familjen dhe komunitetin kulturor për Shirine Morinën
Mediumi rumun ia fotografon Fodas fletët me taktikat e tij para ndeshjes në Ligën e Kombeve
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare
Thomas del e para në 200 metra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?