By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencia për Privatësi i rekomandon KQZ-së që të mos e përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Agjencia për Privatësi i rekomandon KQZ-së që të mos e përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhje
Lajme

Agjencia për Privatësi i rekomandon KQZ-së që të mos e përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhje

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 6:42 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) i ka rekomanduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që të që të mos e përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Kjo agjenci nisi hetime në fund të gushtit rreth vendimit të KQZ-së që t’i shënjojë votuesit e ngjyrë të dukshme, apo matrikuluese, gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, pasi Radio Evropa e Lirë e pyeti nëse përdorimi i kësaj ngjyre përbënte shkelje të privatësisë së votuesve. Kjo agjenci e pranoi interesimin e REL-it për këtë çështje si sinjalizim për të nisur shqyrtimin e përdorimit të ngjyrës matrikuluese.

“Lidhur me përdorimin e ngjyrës matrikuluese, ne kemi këshilluar KQZ-në se indirekt identifikon personin, veçanërisht kur merren parasysh rrethanat në komunitete të vogla, familje apo punë. Derisa, vet informacioni mbi të dhënat personale çon deri te baza për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke u bazuar në këto parime të ligjit dhe në kompetencat tona, Agjencia i ka rekomanduar KQZ-së që ngjyrën matrikuluese të mos e përdorë”, tha për Radion Evropa e Lirë më 11 shtator komisionarja për Informim dhe Privatësi e Kosovës, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Agjencia për Informim dhe Privatësi i ka dërguar rekomandim me shkrim KQZ-së për këtë çështje, ku thuhet se me përdorimin e ngjyrës matrikuluese zbulohet fakti se një person ka votuar.

“Megjithatë, marrë parasysh faktorët shtesë, si njohja e këtij personi brenda rrethit familjar, në punë apo në komunitet, në rrethin ku jeton dhe vepron personi, ngjyra matrikuluese mundëson që personi të identifikohet me emër dhe përmes këtij identifikimi, indirekt të zbulohet informacioni se i njëjti ka votuar ose jo”.

Aty shtohet se shënjimi i gishtërinjve të votuesve me ngjyrë matrikuluese “në mënyrë të pavullnetshme bënë ekspozimin e të dhënave personale”.

“Rrjedhimisht, nga ky ekspozim zbulohen edhe veprime të identifikueshme të personit lidhur me aktivitetin e tij qytetar. Tutje, pavarësisht se ngjyrosja e gishtit me ngjyrë matrikuluese nuk përbën identifikim automatik, megjithatë krijon mundësinë për profilizim, pasi mund të përdoret për të nxjerrë përfundime mbi sjelljen e një personi të identifikueshëm që ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar ose jo”, thuhet në rekomandimin dërguar KQZ-së, të cilin e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

Komisionarja Sogojeva-Dermaku tha për Radion Evropa e Lirë se ngjyrosja e gishtit të madh të dorës së majtë me ngjyrë matrikuluese nuk praktikohet në shtetet evropiane. Madje, ajo përmendin edhe rastin e Gjeorgjisë, kur Komisioni i Venecias kishte dhënë mendim për këtë çështje.

Ndërkaq, në shkresën dërguar KQZ-së, AIP tha se ngjyra matrikuluese përdoret në vende sikurse Afganistani, Algjeria, Egjipti, Kamboxhia, Nigeria, Iraku, Siria, Turqia, Venezuela e të tjera.

Me rregulloren e miratuar më 21 qershor të vitit 2024, KQZ-ja ka vendosur që, për herë të parë, në zgjedhjet e reja të përdoret kjo ngjyrë, e cila nuk largohet së paku 48 orë.

Në zgjedhjet e deritashme është përdorur sprej i padukshëm, i cili ka mundur të verifikohet vetëm me dritë ultravjollcë.

Në Kosovë, e drejta për të votuar është private.

Grupe të shoqërisë civile i thanë më herët Radios Evropa e Lirë se janë të shqetësuara se praktika e re, për të cilën vendosi KQZ-ja, mund t’i ekspozojë publikisht votuesit, duke çuar potencialisht në stigmatizimin e tyre.

Ndërkaq, nga KQZ-ja ende nuk janë deklaruar rreth rekomandimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi lidhur me ngjyrën matrikuluese.

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

TAGGED: #Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës, #KQZ, #Ngjyra matrikuluese
Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Nuk e kam ditur që ka vdekur”: Qindra mercenarë të Wagnerit po varrosen në heshtje

Kosova Times Kosova Times May 8, 2023
Ministri amerikan i Mbrojtjes: Nëse Ukraina bie, do të thotë rënie e Evropës
Ambasadorët e BE-së miratuan dërgimin e të ardhurave nga asetet ruse për nevojat e Ukrainës
Presidenti gjerman shpall datën e zgjedhjeve: “Nuk kam zgjidhje tjetër”
Pas numërimit, Gjykata Kushtetuese rumune konfirmoi rezultatet e zgjedhjeve presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?