By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti ka kujtuar Leotrimin dhe të gjithë fëmijët martirë të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti ka kujtuar Leotrimin dhe të gjithë fëmijët martirë të Kosovës
Lajme

Kurti ka kujtuar Leotrimin dhe të gjithë fëmijët martirë të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 7:28 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar fëmijën Leotrim Ahmeti nga Rezalla e Skënderajt në 26 vjetorin e vrasjes së tij, duke thënë se qëndrojnë në rrugën e drejtësisë dhe të paqes, për t`u siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës, të mund të luajnë të lirë, pa frikën e plumbave dhe granatave.

Ai ka shkruar në Facebook se oborri i familjes Ahmeti në Rezallë të Skenderajt ishte plot me fëmijë dhe se ata po prisnin të hipin në traktor.

“Po largoheshin nga shtëpia pas sulmeve të forcave serbe në fshat. Shtëpia u sulmua me minahedhës. Tymi mbuloi oborrin. Shumë nga fëmijët u plagosën rëndë”, shkruan Kurti.

“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku. Kur ia kam hjek teshat ia kam parë se iu kish qky barku dhe i kishin ra zorrët. Ia kam qit xhemperin me ia mbulu. Më ka thënë: Ma nanë, mos m’prek, se po m’dhem’ shumë’”, rrëfen nëna e Leotrimit, Shukria.

“Leotrim Ahmeti, 7 vjeçar, ndërroi jetë më 11 shtator të vitit 1998 në Spitalin Ushtarak në Gradicë të Drenasit. Plagëve nuk u mbijetoi as shoqja e tij e klasës, Xufe Ahmeti, 7 vjeçare, e plagosur atë ditë.

Sot kujtojmë Leotrimin, Xufen dhe të gjithë fëmijët martirë. Qëndrojmë në rrugën e drejtësisë dhe të paqes, për t’u siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës, të mund të luajnë të lirë, pa frikën e plumbave dhe granatave. Sakrifica e tyre na kujton se sa i lartë është çmimi i lirisë sonë”, ka shkruar i pari i Qeverisë Albin Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

TAGGED: #Albin Kurti, #Leotrim Ahmeti
Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Fjalët e mëdha, punët kurrkah!

Kosova Times Kosova Times December 13, 2022
Protestohet sot kundër padrejtësisë, në Hagë
Nushi – Latifi: Ulen vlerat e manganit në Badoc, por uji ende i papijshëm
Fukuyama: Do të ishte e vështirë për Putinin ta përballonte humbjen e Krimesë
Kur (pseudo) analistet mbrojne opoziten!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?