By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Momentet kritike të dështimit të masave dhe politikave qeverisë të shtetit në tranzicion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Momentet kritike të dështimit të masave dhe politikave qeverisë të shtetit në tranzicion
Opinion

Momentet kritike të dështimit të masave dhe politikave qeverisë të shtetit në tranzicion

Kosova Times
Last updated: 2024/09/11 at 11:03 PM
Kosova Times Published September 11, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Agim BAJRAMI

Qeveria aktuale disponon kapacitete të nivelit intelektual të kurseve propagandistike populiste, më shumë të prirë për devotshmëri të betuar të frymës partiake,se sa të nivelit të lartë intelektual me vizion të qartë për të ardhmen dhe të vlerësimeve dhe analizave argumentuese intelektuale të karakterit të ngjarjeve ndërkombëtare e të realitetit aktual rreth zhvillimeve që sjellin rikonfigurim të rendit të ri botëror,evropian e rajonal, dhe në bazë të këtyre ngjarjeve, edhe pozicionimi i qartë në interesat e aleancave të cilat përputhen me interesat e vendit dhe miqve ndërkombëtar.

-Praktikat kanë treguar, se vendet e dala nga okupimi apo diktaturat e regjimeve të ndryshme, nëse nuk ndjekin politika të mirëfillta qeverisëse intelektuale, dhe në çështjet e angazhimeve të ruajtjes dhe krijimit të aleancave të reja ndërkombëtare, gjatë fazave të tranzicionit të reformave shoqërore e të shtetndërtimit, vendet dhe shtete e tilla janë të predispozuara drejt dështimit të tyre. Dhe konkretisht Kosova e ka arrit lirinë e vet, në saj të angazhimit të kapaciteteve të saja të brendshme intelektuale, pasi në ballë të lëvizjes për liri dhe pavarësi të viteve të 90 dhe për gjatë historisë kishte të angazhuar elitën intelektuale përmes programeve të qarta politike kombëtare që prezantohen në zyrat e vendimmarrjes ndërkombëtare. Në saj të platformës dhe programit politik Kosova zyrtare atëherë arriti ti bind në planin e brendshëm popullatën në organizimin kombëtar, ndërsa në planin ndërkombëtar, ta dëshmon se Kosova ka kapacitete ti zbatoj interesat dhe strategjitë e aleatëve ndërkombëtar duke i harmonizuar interesat e aleatëve me planin e interesave të brendshme kombëtare në përballje me okupimin klasik serb për gjatë atyre zhvillimeve ballkanike dhe shembjes së sistemit të lindjes komuniste në Evropë. Po si qëndron tani situata me Kosovën: Kosova vuan për mungesën që proceseve ti prinë elita e mirëfilltë intelektuale e që në fakt në Kosovë nuk ekziston, edhe pse ka individ të mirëfilltë të kapaciteteve intelektuale të nivelit evropian e më gjerë por jashtë rrjedhave të qeverisjes aktuale. Qeveria aktuale disponon kapacitete të nivelit intelektual të kurseve propagandistike populiste, më shumë të prirë për devotshmëri të betuar të frymës partiake,se sa të nivelit të lartë intelektual me vizion të qartë për të ardhmen dhe të vlerësimeve dhe analizave argumentuese intelektuale të karakterit të ngjarjeve ndërkombëtare e të realitetit aktual rreth zhvillimeve që sjellin rikonfigurim të rendit të ri botëror,evropian e rajonal, dhe në bazë të këtyre ngjarjeve, edhe pozicionimi i qartë në interesat e aleancave të cilat përputhen me interesat e vendit dhe miqve ndërkombëtar. Në anën tjetër në demokracinë e brendshme, në mungesë të vlerave të mirëfillta të sistemit arsimor për të krijuar gjeneratën e re të përgjegjshme të te rinjve, trupi votues nga këta të rinj, mbështetet në vetëdijen poulliste, në euforinë romantike folklorike kur ngjarjet i shikojnë dhe kujtojnë nga këndvështrim dhe nga një pikëpamje lokale jashtë realitetit të ndërlidhur ndërkombëtar dhe të tillët liderë partiak janë të predisponuara që politikat e tyre qeverisëse ti përshtatin në ëndrrat e këtyre votuesve, edhe pse reflektojnë efekte të dëmshme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit dhe të shtetit. Dhe kur dështimi vjen nga kapaciteti i munguar i brendshëm intelektual e politik, klasa e tillë politike dështimet i adreson tek faktori i jashtëm, apo duke u thirr në shtrirje të konceptit të sovranitetit, komponent i cili bie ndesh me proceset integruese globale dhe evropiane. Për rrjedhojë të kësaj, klasa politike dhe intelektuale serbe, me hollësi i shfrytëzon gabimet e klasës intelektuale kosovare dhe mungesën e elitës intelektuale kosovare, duke e paraqit Kosovën si rrezikim të qenies serbe në Kosovë, dhe domosdoshmërinë e intervenimit ndërkombëtar për mbrojtjen e tyre. Mjerisht edhe klasa politike kosovare me veprimet e saja po e luan vallen e interesit serb me vetëdije apo vetëdije, kundër interesit të shtetit të Kosovës, në emër të shtrirjes së sovranitetit të Kosovës edhe në vendbanimet me shumicë serbe, dhe kur dihet se ingerencat e një shteti shtrihen në financa qendrore,dogana,politika zhvillimore e fiskale të shtetit, dhe politika të sundimit të ligjit me specifika të dalluara integruese për minoritete. Dhe a do të ketë sukses avancimi i politikës aktuale qeverisëse,sigurisht se jo. Andaj shtrohet pyetja: A ja vlen i gjithë ky angazhim, megjithëse proceset kanë shkuar shumë larg për së keqi që vështir t’i kthesh nga e mara pa e arrit efektin e vetë negativ….S’ka elitë intelektuale dhe si rrjedhojë as politike siç ti e mendon?!

You Might Also Like

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike

Kosovës i duhet me urgjencë edhe një projekt ligj për hapjen e dosjeve politike

Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike

Lamtumirë dr. Bujar Bukoshi!

Serbia po synon ripushtimin ose ndarjen e Kosovës

TAGGED: #Agim Bajrami
Kosova Times September 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti: Kryetarët e katër komunave në veri kanë mbështetjen e plotë

Kosova Times Kosova Times May 30, 2023
Kina dhe ShBA-ja kërkojnë stabilizimin e raporteve
Volodin propozoi futjen e konfiskimit të pronës së rusëve të larguar në Kodin Penal
Ministri Ukrainas: “Mund të ketë një luftë të re”
Sa kohë do të jetë e vlefshme leja e hyrjes në BE: Sipas rregullave të reja janë të mundshme 2 opsione
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?