By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skena dhune në Serbi: Një polic qëlloi një grua me shuplakë
August 13, 2025
Zvicra vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
August 13, 2025
Aeroporti i Anchorage ku do te takohen Trump dhe Putin- Cila ishte rëndësia e tij gjatë Luftës së Ftohtë
August 13, 2025
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ushtria ruse dyshohet për dhunë sistematike të seksualizuar kundër ukrainasve
August 13, 2025
A do të shkëputet Azerbajxhani nga Rusia?
August 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sistemi modern i votimit elektronik përmirëson efikasitetin dhe transparencën e Kuvendit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sistemi modern i votimit elektronik përmirëson efikasitetin dhe transparencën e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Sistemi modern i votimit elektronik përmirëson efikasitetin dhe transparencën e Kuvendit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/09/12 at 12:36 PM
Kosova Times Published September 12, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot Kreun e Misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Prishtinë, Eric Dietz dhe përfaqësuesit e LuxDev, Agjencisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, në një takim falënderimi për donacionin që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kuvendin, përkatësisht pajisjet digjitale moderne të sallës plenare. 

Kryetari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen që Dukati i Madh i Luksemburgut ka dhënë për Kosovën në vazhdimësi, përderisa investimin e fundit në Kuvend e konsideroi tejet të nevojshëm, i cili do të ndihmojë në funksionalitetin e mëtejmë të punës së Kuvendit dhe rritjen e transparencës.

Duke shprehur kënaqësinë për investimin e realizuar, z. Eric Dietz, nga ana e tij theksoi gatishmërinë e shtetit që përfaqëson për të mbështetur Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e saj zhvillimore dhe qeverisjen demokratike.

Pas takimit kryetari Konjufca dhe z. Dietz vizituan bashkërisht ambientet e sallës plenare dhe panë nga afër pajisjet e instaluara.

Në hapje të seancës plenare kryetari Konjufca informoi deputetët lidhur me instalimin e pajisjeve të reja dhe po ashtu falënderoi z. Dietz, i cili ishte prezent gjatë në hapje të sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit.

Sistemi i instaluar përfshin njësitë qendrore të kontrollit, njësitë e kryesuesve dhe deputetëve, si dhe një sistem të integruar votimi dhe përkthimi gjuhësor. Karakteristikat kryesore përfshijnë sistemet e mikrofonit, ekranin e votimit në kohë reale, mbështetjen shumëgjuhëshe, kontrollin e kamerës dhe masa të forta sigurie.

Kompanitë zbatuese kanë punuar ngushtë me përfaqësuesit e Kuvendit gjatë verës së vitit 2024 për të testuar dhe përshtatur funksionet sipas legjislacionit dhe procedurave të Kosovës.

Me këtë investim Kuvendi i Kosovës kërkon të përmirësojë menaxhimin e seancave dhe të ofrojë shërbime votimi dhe përkthimi pa probleme, të sigurt dhe efikas për anëtarët e tij, duke mundësuar kështu qasje pothuajse në kohë reale të publikut në të dhënat e votimit të deputetëve dhe duke përmirësuar llogaridhënien institucionale ndaj tij.

Instalimi dhe mirëmbajtja e sistemit të avancuar të e-votimit në sallën plenare është zbatuar nga projekti i LuxDev-it “Rritja e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë” KSV/023. Projekti synon të katalizojë rritjen e qëndrueshme ekonomike duke nxitur inovacionin, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin social në një Kosovë më të gjelbër. Në mënyrë të veçantë, projekti përpiqet të stimulojë inovacionin dhe investimet vendase dhe të huaja brenda një ekosistem të sigurt dhe transparent në mënyrë digjitale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tre persona arrestohen në Deçan për armëmbajtje të paautorizuar

Situatë kritike nga zjarri në Delvinë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Aksident trafiku me fatalitet në fshatin Nekoc

121 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gërvalla: Çmimi në Japoni dëshmon misionin moral të RTK-së për të vërtetën

Kosova Times September 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Kosova Times Kosova Times June 19, 2024
Zgjedhen të pasmet më të mira të Brazilit: Shihni kandidatet për Miss BumBum 2023
30 hajdutë hynë në sallon dhe vodhën 13 makina, shikoni si përfundoi gjithçka… (VIDEO)
Kurti bëri homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të familjes Lleshi
QUINT-i nuk kërkon më shtyrje zgjedhjesh, shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?