By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli dhe Irani qëllojnë njëri-tjetrin me raketa. Shpërthime në Jerusalem dhe Tel Aviv
June 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 qershor
June 14, 2025
Makina e Ministrisë se Mbrojtjes së Serbisë, percjelle ne Greqi delegacionin ortodoks shqiptar!
June 14, 2025
Shikoni pamjet e sulmit të Iranit ndaj Izraelit
June 13, 2025
Kuvendarët po veprojnë të çorganizuar sikur të ishin nën ndikimin e madh të alkoolit?!
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë
Lajme

Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/12 at 3:13 PM
Kosova Times Published September 12, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se krahas krimeve të kryera nga Serbia, `mjet` tjetër e ka përdorur edhe përdhunimin në mënyrë të lë pasoja të përhershme në shumë familje.

 

Në diskutimin e organizuar nga Medica Gjakova për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, Kurti ka deklaruar se nuk duhet të heshtim përballë këtij krimi. Andaj, ka thënë se në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë. Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bën forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet luftë nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi. Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, po hedhim bashkë hapa përpara. Për herë të para, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon përkushtim nga të gjithë ne. Faleminderit Medica Gjakova dhe Medica Mondiale për këtë studim kaq të vlefshëm mbi pasojat. Bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria”, ka deklaruar Kurti.

Medica Gjakova ka publikuar raportin për pasojat afatgjata të përdhunimeve të luftës në Kosovë, “Unë nuk kam faj për atë që më ka ndodhur.

Bazuar në dëshmitë e 200 të mbijetuarve të dhunës së seksualizuar, prej tyre 191 gra dhe 9 burra, hulumtimi është fokusuar në pasojat psikologjike, fizike dhe sociale të viktimave të dhunës së seksualizuar.

Hulumtimi ka zbuluar se 86% e të mbijetuarve kanë stres post-traumatik, ose të thjeshtë ose komplekse, 96% e tyre kanë nivele të larta ankthi e mbi 70% kanë deklaruar se pas luftës jeta e tyre nuk ja vlente.

Dea Fetiu, e cila prezantoi disa nga rezultatet kryesore të studimit, gjysma e pjesëmarrësve të studimit e kanë përshkruar gjendjen e tyre shëndetësore si të shumë të dobët.

Sipas saj, hulumtimi e përmbush një boshllëk kritik hulumtues, 25 vjet pas luftës, kur ende ka pak të dhëna për të mbijetuarit e dhunës seksuale.

“Tash pas 25 vjet pas lufte ka shumë pak të dhëna, prandaj Medica Mondiale dhe Medica Gjakova ka bërë këtë studim në dëshmitë e mbi 200 të mbijetuarave, 191 gra dhe 9 burra. Të gjithë kanë qenë viktima të dhunës së seksualizuar gjatë luftës, të gjithë klientë të Medica Gjakova. Ky studim është përqendruar në pasojat fizike, psikologjike dje sociale. Të mbijetuarit përballen me sida të ndryshme. Hulumtimi zbuloi se 73% e pjesëmarrësve në studim kualifikohen për diagnozë të PTSD komplekse, me 13% të tjerë që kualifikohen për diagnozë PTSD. 95.5% e pjesëmarrësve në studim i plotësojnë kriteret për depresion klinik. 59 pjesëmarrës (29.5%) raportuan se kishin ide vetëvrasëse brenda javës së kaluar dhe 101 (50.5%) raportuan se kishin mendime për vetëlëndim që nga lufta, dhe 142 (71%) që mendonin se jeta nuk ia vlente të jetohej më. 96% e pjesëmarrësve raportuan nivele të larta ankthi”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në studim raportuan se e perceptojnë shëndetin e tyre si të dobët 94 të anketuar, 47.5%) ndërsa vetëm 13 pjesëmarrës (6.5%) e konsiderojnë shëndetin e tyre të mirë.

“Më shumë se tre të katërtat e pjesëmarrësve raportojnë se vuajnë nga dhimbjet e kokës, lodhja, dhimbjet e qafës, dhe/ose dhimbjet e shpinës”, ka thënë ajo.

Ndërsa, drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, Mirlinda Sada, ka thekuar se hulumtimi fokusohet, përveç në pasojat afatgjata, edhe në strategjitë e tyre të ballafaqimit, përvojën e tyre dhe marrëdhëniet me mjediset e tyre të afërta, si dhe pranimin shoqëror dhe rëndësinë e mbështetjes së ofruar nga Medica Gjakova.

Sada ka thënë se të mbijetuarit nuk jetojnë thjesht me traumën e asaj që u është bërë gjatë luftës, por edhe me stigmatizim. Sipas saj, ky raport është i rëndësishëm, jo vetëm për traumën por edhe stigmën që i rrethon të mbijetuarit.

You Might Also Like

Makina e Ministrisë se Mbrojtjes së Serbisë, percjelle ne Greqi delegacionin ortodoks shqiptar!

PDK: ZRRE në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve

Gërvalla në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Aktakuzë ndaj deputetit Sllavko Simiq për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

Kosova Times September 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Izraeli i ashpërson bombardimet në Gazë

Kosova Times Kosova Times October 25, 2023
Granatimet ruse vrasin dy persona në jug të Ukrainës
Atalanta e thyen Bayer Leverkusenin dhe fiton Europa League
Osmani nga Parisi: Miqësi, partneritet e diskutime për të ardhmen
Çmimi special për komandantët rusë në Ukrainë: Ata do të marrin kryqe me inicialet e Putinit, të bekuar nga patriarku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?