By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Nostradamusi i shekullit të 21-të” zbuloi një profeci për vitin 2025: Do të zbulohen shumë sekrete botërore!
August 3, 2025
Horoskopi ditor për 3 gusht 2025
August 3, 2025
Bloomberg: Agjencitë perëndimore të inteligjencës vërejnë një rënie në numrin e operacioneve sabotuese ruse
August 2, 2025
Greta Thunberg në protestat në Sarajevë: E veshur me një bluzë “Neretva” dhe Lulen e Srebrenicës, ajo lexoi emrat e fëmijëve të vrarë në Gaza
August 2, 2025
Papa mbërrin me helikopter te besimtarët entuziastë në Romë
August 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla, “goxha e kënaqur” me punën e lobistëve në ShBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Gërvalla, “goxha e kënaqur” me punën e lobistëve në ShBA
Uncategorized

Gërvalla, “goxha e kënaqur” me punën e lobistëve në ShBA

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 6:17 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive të kontraktuara vitin e kaluar për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Ajo i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me gazetarë, më 13 shtator.

Gërvalla tha se kontratat njëvjeçare me kompanitë e Avni Mustafajt – Ambal LLC – dhe Afërdita Rakipit – Afërdita Rakipi Communications – nuk janë vazhduar, por se një gjë e tillë “po konsiderohet”.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë për punën e këtyre dy kompanive të kontraktuara për lobim në ShBA, por MPJD-ja nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me kontratat.

Nga Zyra për komunikimin publik të kësaj ministrie, kishin thënë për REL-in se nuk i komentojnë kontratat e lobimit për “arsye të kuptueshme”.

Përgjigje në pyetjet e REL-it nuk kishin ofruar as Rakipi e Mustafaj, të cilët kishin shpenzuar mijëra dollarë përtej pagesave të parapara me kontratë, që ishin nga 147 mijë euro për secilin.

Shumë prej shpenzimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të kontratës ishin raportuar për dreka dhe darka pune në Kosovë, megjithëse kontratat e tyre parashihnin ofrimin e këshillave dhe përfaqësimit të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Ndërsa, në gjashtëmujorin e dytë të kontratës, ata kishin raportuar punë pothuajse identike – duke kontaktuar të njëjtët persona, në të njëjtat ditë, me të njëjtën përmbajtje të emaileve – edhe pse kontratat e tyre janë individuale.

Gërvalla, duke theksuar se është e kënaqur me punën e dy lobistëve, tha se raportimet në dokumentet e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të tyre. Ligjet në ShBA detyrojnë lobistët t’i raportojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra gjatë kohës sa janë të kontraktuar nga “agjentë të huaj”.

E pyetur nga REL nëse Kosova është duke paguar dyfish punën e njëjtë, Gërvalla tha se nuk ka shqetësime lidhur me këto kontrata dhe shtoi se ata dy po punojnë së bashku në realizimin e detyrave të tyre.

Kosova, edhe në të kaluarën, ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në ShBA.

Mirëpo, në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Disa nga kontrata arrinin shifra dukshëm më të larta se ato të Mustafajt dhe Rakipit, pasi që paguheshin në baza mujore me nga 50 mijë dollarë.

Gërvalla tha se ajo preferon qasjen aktuale të MPJD-së, pasi që tha se në kompanitë e tilla të mëdha, Kosova është vetëm njëra nga shumë klientët e tyre, dhe nuk gjen përfaqësimin e nevojshëm.

Rakipi dhe Mustafaj nuk kanë pasur asnjëherë kontratë lobimi të regjistruar FARA, para lidhjes së kontratës me MPJD-në.

Ata të dy kishin qenë aktivë gjatë negociatave për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të ShBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë.

Dhjetë vjet më parë, Rakipi, e lindur në Miçigen të ShBA-së, është etiketuar nga Gërvalla në një sfidë leximi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të ShBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës.

Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

You Might Also Like

Piktori zbulon aksidentalisht një mesazh 122-vjeçar në një shishe

Komuna e Istogut, subvencion çdo nënë lehonë me nga 150 euro

Sot Dita Kombëtare e Zvicrës

Tarifat amerikane ndaj Evropës: Një fitore e madhe për Trump, jo një disfatë e plotë për Brukselin

Zjarr në Qipro: Zjarr i madh në Limasol – Dy të vdekur, shtëpi të djegura dhe dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

TAGGED: #Donika Gërvalla, #Lobuesit, #ShBA
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zjarr i ri i madh pyjor në Turqi, evakuohen 1300 persona

Kosova Times Kosova Times July 27, 2025
Parandalohet kontrabanda në Vërmicë
Ahmeti: Besëlidhja e Lezhës ishte betim i shenjtë, jo thjesht marrëveshje
Horoskopi ditor për të Premten 19 Prill
Japonia ka mbështetur vazhdimisht stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?