By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: Arkeologët nisin kërkimet për teatrin antik në Antigonenë e lashtë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Shqipëri: Arkeologët nisin kërkimet për teatrin antik në Antigonenë e lashtë
Lajme

Shqipëri: Arkeologët nisin kërkimet për teatrin antik në Antigonenë e lashtë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 7:46 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Në qytetin e lashtë të Antigonesë, në jug të Shqipërisë, arkeologët nisën të kërkojnë këtë vit rrënojat e teatrit antik.

Pas kryerjes së studimeve gjeo – fizikë arkeologët janë optimistë se do të arrijnë të gjejnë zonën ku shtrihet teatri dhe disa nga monumentet kryesore të qytetit.

Gërmimet e këtij viti sollën në dritë edhe zbulime të reja ku vlerësohet gjetja e strukturave ndërtimore që u përkasin periudhave më të hershme të qytetit që u ndërtua nga mbreti Pirro.

Sipas arkeologëve rreth vitit 295 para Krishtit kjo kodër nën këmbët e malit të Lunxhërisë dhe përballë qytetit të sotëm të Gjirokastrës u zgjodh nga arkitektët e mbretit Pirro për të ndërtuar qytetin që do të përjetësonte emrin e gruas së tij Antigonës.

Ishte qyteti i dashurisë së parë të një mbreti që jetoi gati 150 vite, pasi Antigoneja u dogj nga romakët që përshkuan dhe dogjën me të edhe rreth 50 qytete të tjera të Ilirisë dhe Epirit të lashtë.

Te kodra që zotëron gjithë luginën e lumit Drino arkeologët dhe studentët shqiptarë dhe italianë janë ngjitur këtë shtator në vitin e katërt të një misioni arkeologjik që kësaj here synon të zbulojë edhe teatrin antik.

“E reja e këtij viti”, thotë arkeologu Roberto Perna “është që po nisim ta kërkojmë teatrin”.

“Kemi përfunduar studimin gjeofizik që ka dhënë disa hipoteza për disa zona ku mendojmë ta gjejmë teatrin. Po nisim ta kërkojmë këtë vit me një ide më të qartë e së shpejti jam i sigurtë se do të kemi lajme të reja”, thotë zoti Perna.

Arkeologu Perna thotë se gërmimet gjatë këtyre katër viteve u kanë dhënë mundësinë të thellojnë njohuritë për organizmin e qytetit me zbulimin vit pas viti të godinave të reja, rrugëkalimeve dhe objekteve të shumta arkeologjike.

Këtë vit thotë zoti Perna kemi mundur të identifikojmë poshtë strukturave të qytetit që ndërtoi mbreti Pirrro struktura më të vjetra që flasin për një qytetërim edhe më të hershëm.

Arkeologia shqiptare Sabina Veseli thotë se gërmimet e këtij viti po sjellin të dhëna që vijojnë t`i ndihmojnë studiuesit për të krijuar ide më të qarta për përmasat e qytetit dhe jetën e tij.

“Është viti i katërt që ne gërmojnë në Antigone dhe mendojmë që do punojmë dhe në vitet në vazhdim pasi rezultatet kanë qenë në fakt shumë premtuese. Ne jemi fokusuar kryesisht në topografinë e qytetit, qoftë ne sheshet publike ashtu edhe në banesat private. Këtë vit janë zbuluar dy godina të reja, të cilat janë shumë afër me Agoranë dhe mund të jenë mjedise ndihmëse të sheshit kryesor të qytetit. Gjithashtu nga gërmimi stratigrafik na kanë dalë disa nivele banimi që u përkasin banorëve të vjetër të Antigonesë.”

Kjo zonë arkeologjike, megjithëse në rreth 45 hektarë sipërfaqe dhe besohet se është zbuluar vetëm rreth 10% e qytetit, vijon të tërheqë në numër vizitorësh që rritet vit pas viti.

Një ekip i vogël punon me pasion për mirëmbajtjen dhe paraqitjen e kësaj qendre të rëndësishme thotë përgjegjësi i këtij parku Shkëlqim Guçe.

“Viti 2024 ka qenë i përqendruar në punimet për mirëmbajtjen e murit rrethues të parkut arkeologjik, në kullat, krojet, rrugë-kalimet, por edhe në monumente të veçanta si janë ato në shëtitorën kryesore të qytetit, por edhe në portat veriore dhe jugore. Akropoli si një bazë kryesore e vizitueshmërisë tek kisha e Shën Mëhillit, por edhe tek kisha paleokristiane në jug të qyteti antik kanë qenë më të vizitueshme. Këtu në park kemi edhe një muze të vogël i cili ka përmbledhjen historike të ndërtimit të Antigonesë”, thotë ai.

Arkeologu shqiptar Dhimosten Budina e zbuloi qytetin në vitin 1968 dhe përmes gjetjes prej tij të 14 teserave të votimit u mësua emri i Antigonesë.

Teserat e votimit shkruanin “Antigoneon” dhe ishin objekte prej bronzi, me të cilat banorët votonin në referendume që mbaheshin herë pas here për çështje të ndryshme në qytet.

Sipas arkeologëve gjetja e teserave flet shumë për për vendimarrjen demokratike të kohës që çoi në ndërtimin e një qyteti me një urbanistikë të përkryer në formën e një kutie shahu ku nuk mungon një rrugë e gjerë si bulevardet e sotme dhe trotuaret që shumë qytete shqiptare të ndërtuara rishtas nuk i kanë më nga mbingarkesa e ndërtimeve.

You Might Also Like

Dua Lipa konfirmon fejesën me aktorin Callum Turner

Nis sot `Panairi i 25-të i librit në Prishtinë`

Promovohen tre libra të akademik Sabri Hamiti

Shpresa Berisha dhe RTK rikthejnë këngën ikonë`Lidhja Shqiptare e Prizreni`

Timo Flloko shpallet “Qytetar Nderi” i Pejës

TAGGED: #Antigone, #Teatri antik
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çeku: Do të vazhdojmë betejën për dëmshpërblimin e krimeve nga Serbia

Kosova Times Kosova Times September 18, 2024
Moldavia bllokoi dhjetëra media ruse
E ndëshkuar nga BE-ja, çka e pret Kosovën?
Mujanoviq për bllokimin kufitar: Serbia mbetet kërcënim për Kosovën
GENERO: Pas humbjes së Ramës si partner në Ballkanin e Hapur, Vuçiq do të rrisë presionin ndaj Malit të Zi.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?