By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Si e bëri të famshëm Brigitte Bardot Saint Tropezin dhe e shndërroi një fshat peshkatarësh në një kryeqytet të shkëlqimit
October 11, 2025
Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999
October 11, 2025
Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës i ministrit për Komunitete dhe Kthim
October 11, 2025
Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF në drekën zyrtare të organizuar nga Federata Serbe
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një aplikacion ndihmon konsumatorët dhe restorantet të minimizojnë hedhjen e ushqimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Kulinaria > Një aplikacion ndihmon konsumatorët dhe restorantet të minimizojnë hedhjen e ushqimeve
Kulinaria

Një aplikacion ndihmon konsumatorët dhe restorantet të minimizojnë hedhjen e ushqimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 8:21 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Sipas organizatës ‘Feeding America’, që shpërndan ushqime për të varfrit, amerikanët hedhin rreth 41 miliardë kilogramë ushqime në vit, apo rreth 145 miliardë vakte. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Valdya Baraputri, tani ekzistojnë disa mënyra të avancuara teknologjike për t’u siguruar që ky ushqim u shkon atyre që kanë nevojë për të.

Është kohë darke në Uashington dhe punonjësit e restorantit indian ‘Rasa’ po përgatisin ushqimet e porositura për shpërndarje. Por kësaj radhe, konsumatorët nuk e dinë se çfarë ushqimesh do t’u vijnë… ata kanë porositur ushqimin në bazë të çmimit dhe jo llojit të tij siç shënohet në menynë e restoranteve.

“Ne ofrojmë më shumë ushqimet e nxehta, sidomos disa nga llojet e proteinave që nuk janë shumë të freskëta kur ngrohen të nesërmen, prandaj konsumatorët marrin një shumëllojshmëri produktesh”, thotë bashkëpronari i restorantit ‘Rasa’, Rahul Vidon.

Ushqimi është porositur nga aplikacioni ‘Too Good to Go’, apo ‘Shumë i mirë për të shkuar dëm”, që lidh restorantet dhe dyqanet e mëdha të ushqimeve me përdoruesit që duan të blejnë ushqime – shpeshherë në prag të datës së skadimit – me çmime shumë më të ulëta.

Një pjatë ushqimi nga restoranti ‘Rasa’ zakonisht kushton 10 deri në 13 dollarë. Përmes aplikacionit, ajo kushton 6.5 dollarë.

Zoti Vidon thotë se pronarët e restoranteve nuk kanë përfitime të mëdha nga këto porosi, por është më mirë se sa ta hedhin ushqimin. Kjo formë ka edhe një përfitim tjetër… ajo sjell te restorantet klientë të rinj.

“Shumë klientë na vijnë për herë të parë pasi kanë hapur aplikacionin dhe kanë shikuar se çfarë restorante ka pranë tyre”, thotë ai.

Aplikacioni “Shumë i mirë për të shkuar dëm” fillimisht u përdor në Danimarkë në vitin 2015, por tani ai përdoret në Evropë dhe Amerikë. Sipas zëvendës-presidentit të kompanisë për Amerikën, Chris MacAulay, aplikacioni në Shtetet e Bashkuara ka tani rreth 8 milionë përdorues.

“Kemi një grup të madh përdoruesish të cilët po sigurojnë ushqimin për familjet e tyre. Po ashtu kemi përdorues që u pëlqen vetë natyra e kësaj sipërmarrjeje”, thotë ai.

Kur ka nevojë për të hedhur ushqime, ekziston një aplikacion tjetër edhe për këtë. Rreth 400 kosha mbeturinash për të krijuar pleh natyral, të lidhura me aplikacione, gjenden në Nju Jork. Ato po përdoren për të ricikluar ushqimet e vjetra dhe për të mos i hedhur në sheshet e plehrave.

Sipas Departamentit amerikan të Bujqësisë, në Shtetet e Bashkuara një e treta e artikujve ushqimorç nuk konsumohet dhe hidhet në mbeturina.

“Politikat si përgjigje e vetme nuk do të mjaftojnë. As ndryshimet që do të bëjnë bizneset. As konsumatorët që do të përpiqen të bëjnë diçka ndryshe. Duhet që të gjithë ne të bëjmë ndryshime njëkohësisht në të gjitha këto drejtime”, thotë zoti MacAulay.

Hedhja e ushqimit nuk është thjesht vetëm çështje e shpenzimit të kotë… ushqimi i prishur ndikon tek ndryshimet klimatike meqë çliron metan, njëri prej gazeve më rrezikshëm atmosferikë.

You Might Also Like

Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro

Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi

Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh

Kur në një tenxhere takohen Franca dhe vjeshta : Recetë për gulash me mish viçi dhe gështenja

Panxhari maroken do t’i bëjë për vete edhe ata që nuk e kanë ngrënë që nga fëmijëria

TAGGED: #Feeding America, #Too good to go
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Isco: Ëndrra ime është të fitoj një titull me Real Betisin

Kosova Times Kosova Times February 20, 2025
Plani “Porti i Durrësit”: 12646 apartamente, 902 dhoma hoteli me 4 dhe 5 yje, si dhe 317 dyqane pakice
Kerr rinovon kontratën me Golden State, bëhet trajneri më i paguar
Nuk ka shtetas të huaj në mesin e 13 të vrarëve në sulmin në Pragë
Senatorët amerikanë tek Vuçiq pasi diskimeve per politikën e Bidenit ndaj Serbisë dhe Ballkanit (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?