By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse
Rajon / Botë

ShBA, sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse

Kosova Times
Last updated: 2024/09/13 at 10:21 PM
Kosova Times Published September 13, 2024
Share
SHARE

Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse të premten, duke akuzuar një media të kontrolluar nga Kremlini se po punon ngushtë me ushtrinë ruse dhe se po organizon fushata për mbledhje fondesh për të blerë armë snajper, jelekë anti-plumb dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.

Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj medias RT për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit dhe dezinformatave, por akuzat e së premtes sugjerojnë që roli i këtij organi shkon përtej operacioneve të ndikimit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se RT është pjesë thelbësore e makinerisë ruse të luftës dhe përpjekjeve të saj për të minuar aleatët demokratë të Shteteve të Bashkuara.

“RT-ja dëshiron që kapacitetet e saj të fshehta të zbulimit, siç janë përpjekjet e saj të propagandës dezinformuese që vazhdojnë prej një kohe të gjatë, të mbetën të fshehura”, deklaroi të premten Sekretari Blinken. “Kundërpërgjigja jonë më e fuqishme ndaj gënjeshtrave të Rusisë është e vërteta. Të zbulojmë për publikun atë që Kremlini po përpiqet ta bëjmë nën petkun e errësirës”.

RT-ja ka krijuar faqe interneti, të cilat pretendojnë të jenë faqe legjitime lajmesh për të shpërndarë dezinformatë dhe propagandë në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në vendet tjera, sipas zyrtarëve. Ata thonë se kjo media po ashtu ka zgjeruar përdorimin e operacioneve kibernetike përmes një entiteti të ri, të krijuar vitin e kaluar, të lidhur me zbulimin rus.

Përpjekja e fundit e RT-së kishte për qëllim mbledhjen e fondeve nga publiku me synim për të blerë pajisje për ushtrinë ruse, disa, prej të cilave u blenë në Kinë, thonë zyrtarët. Lidhjet ndërmjet RT-së dhe fushatës për mbledhjen e fondeve nuk ishin të qarta dhe nuk kishte ndonjë shenjë se zyrtarët kinezë e dinin që prodhimet e tyre po i shiteshin Rusisë.

Veprimet e RT-së tregojnë “që ajo nuk është thjesht një stacion dezinformimi, por pjesë e plotë e aparatit të zbulimit dhe veprimit të qeverisë ruse”, tha Jamie Rubin, i cili drejton Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit.

Sanksionet e shpallura të premten vënë në shënjestër organizatën simotër të RT-së, TV-Novosti, si dhe një grup tjetër shtetëror mediatik, të quajtur ‘Rossiya Segodnya’, si dhe ndaj drejtorit të saj të përgjithshëm, Dmitry Kiselyov. Një organizatë e tretë dhe drejtuesi i saj, Nelli Parutenko, u vendosën nën sanksione nën pretendimin se kanë organizuar një skemë për blerje votash në Moldavi, me synimin për të ndihmuar kandidatët e preferuar nga Moska në zgjedhjet e radhës.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

TAGGED: #Media shtetërore ruse, #Sanksione, #ShBA
Kosova Times September 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Olly fituesi i Festivalit të Sanremos 2025

Kosova Times Kosova Times February 16, 2025
Horoskopi ditor për 5 shtator
Protiq:“Amerikanët e shikojnë Vuçiqin përmes gishtave ashtu siç e shikonin Millosheviqin!
ShKK nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me KGjK-në
Begaj uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?