By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimin e TIK-ut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Ekspertët: Qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimin e TIK-ut
Teknologji

Ekspertët: Qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimin e TIK-ut

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 10:17 AM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

Ekspertët: Qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimin e TIK-ut
Majlinda Doda/ Radio Kosova

Kosova ka potencial që fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) ta shndërrojë në një resurs të zhvillimit ekonomik për vend. Ekspertë të TIK-ut thonë se qeveria duhet ta ketë prioritet zhvillimin e kësaj fushe, nëpërmjet avancimit të ekonomisë digjitale dhe kapitalit njerëzor.

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Kosovë ka përjetuar një zhvillim të jashtëzakonshëm që nga viti 1999.

Në programin e Qeverisë së Kosovës për vitin 2021-2025 parashihet zhvillimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve të TIK-ut, si potencial për zhvillim ekonomik, nëpërmjet avancimit të ekonomisë digjitale dhe kapitalit njerëzor.

Ermal Sadiku, ekspert në fushën e Teknologjisë Informative, thotë se investimet në këtë fushë nuk janë me prioritet, ndonëse ato do të duhej të ishin. Sipas tij, mungesa e buxhetit, mungesa e strategjisë dhe disa faktorë të tjerë tregojnë se TIK-u nuk është prioritet shtetëror.

“Nuk është që ka qenë ndonjëherë por të paktën ka pasur investime në IT në Kosovë. Tash një pjesë e madhe e IT janë dalë. Edukimi në Universitetin Publik nuk është që i ka rrit kapacitetet. Kolegjet private nuk është që kanë hapur diçka të re. Sektori publik është duke hapur akademi të ndryshme të vogla, për shkak të mungesës së madhe të financave, që me shty këtë proces. Por megjithatë nëse ne krahasohemi me vendet e tjera të Evropës, jemi shumë mbrapa, e çfarë është me e keqja është se ne po mbesim edhe mbrapa shumë vendeve të rajonit”, tha ai.

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, me njohuri të avancuara në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit. Sadiku thotë se kjo duhet të shfrytëzohet si përparësi, për shfrytëzimin e resurseve njerëzore.

“Një i ri në Kosovë, nëse hyn në këtë industri ai do të paguhet brenda një kohë shumë të shkurtër 4-5 herë mbi rrogën mesatare të Kosovës. Në Kosovë jo vetëm që është përfituese financiarisht si profesion, por edhe të jepet mundësia të punosh në projekte të ndryshme në botë, si Google, Facebook, Microsoft etj”, tha ai.

Shpend Lila, nga Qendra Inovative e Kosovës, mendon që sot Prishtina është shndërruar në një qendër për Teknologji Informative.

“Prishtina, Kosova mendoj që janë një start-up hub, për vendet e Ballkanit dhe qëndrojmë mirë në këtë fushë. Ne jemi vend i vogël dhe mundësi e jona e vetme, duke marrë parasysh talentin e madh që kemi te të rinjtë TIK, shihet si një prej sektorëve me potencial të zhvillimit më të madh dhe është sektori me rritjen më të madhe në vend. Është sektori i vetëm me bilanc pozitiv në eksport. Pra, Kosova më shumë eksporton sesa importon shërbime të TIK”, tha ai.

Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se depërtimi i internetit në Kosovë është 93 për qind, një nga më të lartat në Evropë, ndërsa të njëjtat rezultate reflektohen edhe në mostrën përfaqësuese të realizuar nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK) që zbuloi se 96 për qind e familjeve kosovare janë të lidhura në internet.

You Might Also Like

Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Udhëheqësit e teknologjisë shpallin fundin e epokës së smartfonëve dhe fillimin e një të reje deri në vitin 2030.

Skype po mbyllet

Kosova pjesëmarrëse në samitin mbi inteligjencën artificiale në Paris

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A përputhen interesat amerikane dhe ruse, kështu që Hill dhe Bocan Harchenko mbështesin Vuçiqin, apo thjesht duket kështu?

Kosova Times Kosova Times December 28, 2023
Moti sot me vranësira dhe reshje shiu
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Kurti me kritika ndaj Prokurorisë për intervistimin e Haxhiut
Takohen ambasadorja amerikane dhe diplomati rus, flasin për gazetarin e arrestuar të WSJ
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?