By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Themelohen katër Nëndegët e para të LDK-së në Itali
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Themelohen katër Nëndegët e para të LDK-së në Itali
Lajme

Themelohen katër Nëndegët e para të LDK-së në Itali

Kosova Times
Last updated: 2024/09/16 at 9:08 AM
Kosova Times Published September 16, 2024
Share
SHARE

Dita shtunë, e datës 14 shtator 2024 ishte ditë historike për shqiptarët në Itali. Pasi në pjesën veriore të Italisë, përkatësisht në Treviso, Montebelluna dhe Bassano Del Grappa u themeluan Nëndegët e LDK-së.

Tri Kuvende Zgjedhore, tri momente historike për anëtarësinë e LDK-së

Tubimi i parë u mbajt në Treviso, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Tubimin e hapi deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj i cili fillimisht i njoftoj të pranishmit me iniciativën për themelimin e nëndegëve, i autorizuar nga kryesia qendrore në Prishtinë për themelimin fillimisht të nëndegëve të LDK-së në Itali. Takimet fillestare ishin mbajtur me disa individ në Treviso, Montebelluna, Bassano Del Grappa dhe Reggio Emila, me ç’rast kemi ardhur në përfundim që kemi brumë të mjaftueshëm për ndërtimin e strukturave të para për herë të parë në Itali, për të vazhduar me themelimin e nëndegëve dhe në fund edhe të Degës së LDK-së për Itali, theksoi deputeti Selmanaj.

Gjithmonë kemi pasur njerëz të fortë dhe të fuqishëm të LDK-së në Itali, por asnjëherë nuk kemi pasur strukturë të organizuar politike. Pra mbështetja e juaj ka qenë e madhe dhe për këtë u jemi mirënjohës deri në përulje, për çka, e kam nderin të ju përcjelli edhe përshëndetjet e kryetarit Lumir Abdixhiku!

Më pas deputeti Driton Selmanaj e bëri një elaborim të shkurtër të situatës politike dhe për rolin e LDK-së në rrethanat e krijuara.

Me të përfunduar fjalën e vet, deputeti Selmanaj për fjalë rasti e ftojë edhe deputeten Rrezarta Krasniqi, e cila ndër të tjera tha; “Të nderuar bashkatdhetar, kam nderin dhe kënaqësinë të jem sot në këtë takim të parë për themelimin e Degës së LDK-së në Itali. Jam e lumtur që tani, pas 35 viteve po themelohet dega edhe në Itali, ju falënderoj shumë për kontributin që vazhdimisht keni dhënë për LDK-në dhe ju përgëzojë që asnjëherë nuk e keni tradhtu dhe as nuk e kanë braktisë LDK-në. Gjithashtu ju dëshiroj shumë suksese që më 9 shkurt 2025 të ndalet keq-qeverisja e LVV-së dhe LDK-ja të kthehet në pushtet. Vetëm kështu, kur Republika e Kosovës qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës i vjen era shtet. Ju priftë e mbara dhe zoti ju bekoftë”.

Ky ishte emërues i përbashkët i fjalimeve të deputetit Selmanaj dhe deputetes Krasniqi edhe në kuvendet zgjedhore në Montebelluna dhe Bassano Del Grapa.

Vlenë për të theksuar që bashkë me deputetët kishte ardhur edhe Florent Ukaj, asambleisti më i votuar në komunën e Prizrenit.

Zgjedhjet me ngritje dore dhe aklamacion

Më pas u vazhdua me pjesën operative të zgjedhjes së kryetarit të Nëndegës, kryesisë dhe delegatëve për Kuvendin e Degës. Zgjedhja shkojë përmes leximit të emrave të përgatitur paraprakisht, për të vazhduar me 2-3 propozime tjera nga pjesëmarrësit, të cilët u votuan me ngritje dore dhe aklamacion nga të pranishmit e këtij ‘Kuvendi Zgjedhor’.

E njëjta procedurë e themelimit të nëndegëve vazhdojë edhe në Montebulla dhe Bassano.

Në tri qytetete të ndara u tubuan përafërsisht numër i njëjtë i adhuruesve dhe mbështetëve të LDK-së, të cilët i zgjedhën me aklamacion kryetarët dhe kryesitë e nëndegëve prej 11 anëtarëve dhe nga 10 delegat për Kuvendin e Degës i cili pritet të mbahet diku kah fundi i muajit Tetor të këtij viti.

Për dallim nga dy kuvendet paraprake, në Bassano Del Grappa u intonua himni i Kosovës dhe ai i Dardanisë.

Kryetarë të Nëndegëve u zgjedhën më sa vijon; në Treviso u zgjedh Gëzim Rexhaj, në Montebelluan u zgjedh Bajram Jupaj dhe në Bassano Del Grapa u zgjedh Kujtim Hajzeraj.

Ditën e nesërme, më 15 shtator në Reggio Emilia u mbajt Kuvendi zgjedhor i nëndegës në të njëjtin format zgjedhor, në të cilin kryetarë u zgjedh Nuhi Ajazi, kryesia dhe delegatët për kuvendin e Degës.

Në fund të këtij fototeportazhi nga Italia, ja vlen të përmendim kontributin e afaristit të njohur Faton Kolgeci, i cili për afro dy vite rresht ka punuar pandërprerë për unifikimin e elektoratit rugovian në pjesën veriore të Italisë, duke u bërë suporti numër 1 i mërgatës në Itali.

Edhe pse iniciativë e vonuar për themelimin e degës në Itali, konstituimi i katër nëndegëve është një hap fillestar që duhet mbështetur nga adhuruesit e liderit historik Ibrahim Rugova dhe simpatizantët e LDK-së në shtetin italian. LDK nuk ishte thjesht vetëm një parti politike, por ishte lëvizje mbarëpopullore paqësore për çlirimin e vendit nga pushtuesit shekullor!

Florim ZEQA

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

TAGGED: #Itali, #LDK
Kosova Times September 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një kompani mikrofinanciare e lidhur me ish-gruan e Putinit rriti fitimet me 140 milionë rubla gjatë vitit të luftës

Kosova Times Kosova Times April 10, 2023
Presidenti Biden shumëfishon tarifat amerikane për mikropocesorët dhe makinat elektrike kineze
Vriten tre civilë në Ukrainë, teksa Rusia i vazhdon sulmet pareshtur
Bislimi: Kosova, shtet që synon anëtarësimin në OKB, BE, NATO, KiE e organizata të tjera ndërkombëtare
KQZ refuzon mbi 6 mijë aplikime për votë nga diaspora, aprovon mbi 48 mijë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?