By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Brukseli mposht Brukselin
December 19, 2025
Masat e BE-së ndaj Kosovës u hoqën sepse triumfuan faktet dhe dështoi propaganda
December 19, 2025
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe Shqipëria kryesojnë për numrin më të lartë të azilkërkuesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova dhe Shqipëria kryesojnë për numrin më të lartë të azilkërkuesve
Lajme

Kosova dhe Shqipëria kryesojnë për numrin më të lartë të azilkërkuesve

Kosova Times
Last updated: 2024/09/16 at 7:02 PM
Kosova Times Published September 16, 2024
Share
SHARE

Shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë me një diferencë të dukshme krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit për nga numri i kërkesave azil për në Bashkimin Evropian, në gjysmën e parë të këtij viti.

 

Raporti i fundit i Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA) thotë se 3,778 kërkesa për azil u paraqitën për herë të parë në një vend të Bashkimit Evropian nga shtetasit e Shqipërisë nga janari deri në qershor të këtij viti.

Numri më i lartë i kërkesave për azil të shtetasve nga Shqipëria u regjistrua në Itali, Greqi dhe Francë.

Edhe numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit Evropian ishte i lartë, duke shënuar 3,375 persona kërkesa në gjysmën e parë të këtij viti.

Ndërkohë vendet e tjera të rajonit të Ballkanit kanë një numër më të ulët kërkesash të shtetasve të tyre të paraqitura për herë të parë për azil në një vend të Bashkimit Evropian në 6 muajt e parë të këtij viti.

Sipas raportit të EUAA shtetasit e Maqedonisë së Veriut paraqitën 1,872 kërkesa për azil , të Serbisë 1,660 kërkesa, të Bosnje Hercegovinës 750 kërkesa dhe të Malit të Zi 182 kërkesa.

Nga të dhënat e publikuara më herët nga Agjencia Evropiane për Azilin rreth 2,700 kërkesa të shtetasve nga Shqipëria të mbledhura gjatë vitit të shkuar janë në pritje për t`u shqyrtuar, ndërsa norma e njohjes së azilit është tejet e ulët për shtetasit shqiptarë duke mos e kaluar 3 për qindëshin e totalit të kërkesave që paraqiten në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, sipas një raporti të sapo publikuar të Agjencisë evropiane të statistikave EUROSTAT, shtetasit nga Shqipëria përbëjnë gjithashtu numrin më të lartë të leje qëndrimeve të marra në një vend të Bashkimit Evropian përgjatë vitit 2023 nga rajoni i Ballkanit.

Sipas EUROSTAT 74,938 shtetas nga Shqipëria morën leje qëndrimi për herë të parë në një vend të Bashkimit Evropian në vitin 2023, ndërsa nga Kosova ishin 45568 shtetas që u pajisën me leje qëndrimi.

Sipas EUROSTAT rreth 41,760 shqiptarë morën leje qëndrimi për arsye familjare, 13,144 për arsye të tjera të papërcaktuara, ndërsa 2,450 për arsye edukimi.

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Kosova Times September 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Festimet me armë në ahengje familjare, arrestohen katër të dyshuar

Kosova Times Kosova Times July 28, 2024
Fonesca pas humbjes nga Parma: Jemi mbrojtur keq
Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, rizgjidhet edhe për një mandat
Njësia Kufitare spraps sulmin rus në Kursk, eliminon dy ushtarë
Horoskopi ditor për 26 tetor 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?