Shkruan: Dr. Hysni ALIU
Për mendimin tim, Qeveria e Kosovës së bashku me Mitrovicën veri juge, duhet të bëjnë një plan për ndërtimin e një Qendre Tregëtare Multinacionale e cila do të fillonte në veri e do të kalontë mbi lumin Ibër dhe do të përfundonte në jug të Mitrovicës. Pikërisht ndër atë Qendër Tregëtare do të duhej të ndërtohej një tunel i cili do i lidhte Mitrovicën me autostradat për Bërnjak dhe Jarinje. Autostrada do të kalonte nën sheshin Car Llazar andej kah ka kaluar rruga e mëhershme të cilën BE- e mbylli dhe e ngushtoj urën. Mbi lumin Ibër do qëndronte përveq qendrës tregëtare edhe një ndërtesë 50 katëshe me pamje nga veriu e jugu. Aty do të kishte banim multinacional me qellim të ofrimit në mes komuniteteve serbe, shqipare dhe komuniteteve të tjera.
Konferenca e fundit e presidentit Vuçiq ishte një kthim mbrapa për Ballkanin, së paku për 11 vite, pra në vitin 2012. Për ata që e kuptojnë politikën dhe që lexojnë mesazhet në mes rreshtave, Vuçiq i bëri Zero të gjitha marrëveshjet e mëhershme që janë arritur në vitin 2013, pastaj 2015, dhe së fundmi në vitin 2023 në Bruksel dhe Ohër.
7 pikat e Vuçiqit që i drejtohen Kosovës nuk ja vlen as të komentohen, sepse ato janë vetëm një maskë për bashkësinë ndërkombëtare dhe një mashtrim për opinionin serb në Serbi dhe për serbët në Kosovë. Ato 7 pika janë në kundërshtim të plotë me vendimet që morën institucionet e Serbisë dhe do të marin në raport me Kosovën.
Pra, së pari Serbia e Vuçiqit deklarohet që nuk e njeh shtetin e Kosovës e në kundërshtim me këtë kërkon që serbët që i detyroi të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, pra në polici e gjyqësi, të kthehen aty ku ishin. Pra një lojë me dy karrika tipike për Putinin e vogël. Në të njëjtën kohë, ai e shpallë Kosovën si rajon në mbrojtje sociale, duke mohuar që Kosova është shtet dhe i ka të gjitha shërbimet që i takojn një shteti, madje shumë demokratik. Premton që do ta dërgon në perlanentin serb një amandament që qvlerëson çdo vendim të institucioneve të Kosovës. Së këndejmi nëse sipas kësaj logjike punon Serbia nuk guxon të pranon as dokumentet as targat e as nallërat me vulë të Kosovës. Pastaj formon gjykatë speciale sikurse ajo e Hagës që do e ndjek çdokend që do të punon në institucionet e Kosovës dhe që dëmton interesin e serbëve të Kosovës / në realitet të Serbisë, duke përfshirë këtu edhe Serbët e Kosovës që integrohen në institucionet tona. Pra kjo gjykatë do të dallon nga ajo e Hagës vetëm për një aspekt, që këtu do ndiqeë penalisht edhe serbët jo vetëm shqiptarët.
Do formon institucione paralele në kufi me Kosovën nëpërmes të cilave do pengon integrimin e serbëve e së këndejmi në afat të gjatë do të tenton të krijon një krize humanitare e cila do i jepte arsye për të kërkuar përkrahje ndërkombëtare për coptimin e Kosovës. Do të tentohet që nëpërmes krizave artificiale sipas ligjit ndërkombëtare të sjell përkrahje materiale për serbët e Kosoves me ata shliperat e bardhë rus si në vitet 2012. E pra ky është rezultati i bisedimeve 12 vjeqare në Bruksel. Tani, përse ndodhi kështu? Unë besoj që është pikërisht shantazhi i Francës që i bëri KE-së dhe BE-së e SHBA-së në lidhje me Kosovën dhe marrëveshjet Serbi Gjermani dhe Serbi Francë që sollën shefin e CIA së në Kosovë. Pikërisht është ajo vizitë që ja përmbysi BE- së planet dhe i fundosi çdo gjë që u ”arrit deri tani” ku vetëm Kosova mbahet përgjegjëse për zbatimin e marrëveshjeve e Serbia përkëdhelej. Sanksionet e BE- së që Franca me Hungarinë e Sllovakin po i mbajnë me shantazh në fuqi do ju kthehen bumerang pikërisht atyre, ashtu siq ju kthye bumerang bashkëpunimi i BE- së në Rusinë më herët. Shantazhet e Francës ndaj KE-se dhe BE-së se nëse nuk veproni sipas dëshirës sime pasoja do jetë shpërndarja e KE -së dhe BE-së do ju kthehen pikërisht atyre. Edhe mos hapjen e urës së Ibrit që fortësisht e determinoi Franca ju kthye me mbylljen e institucioneve paralele pikërisht në veri. E tani le të ruajn betoni karabinierët italian se mos po ju humb najkun gjersa shteti i Kosovës po lulëzon në veri e shqiptarët po kthenen në pronat e tyre.
Për mendimin tim, Qeveria e Kosovës së bashku me Mitrovicën veri juge, duhet të bëjnë një plan për ndërtimin e një Qendre Tregëtare Multinacionale e cila do të fillonte në veri e do të kalontë mbi lumin Ibër dhe do të përfundonte në jug të Mitrovicës. Pikërisht ndër atë Qendër Tregëtare do të duhej të ndërtohej një tunel i cili do i lidhte Mitrovicën me autostradat për Bërnjak dhe Jarinje. Autostrada do të kalonte nën sheshin Car Llazar andej kah ka kaluar rruga e mëhershme të cilën BE- e mbylli dhe e ngushtoj urën. Mbi lumin Ibër do qëndronte përveq qendrës tregëtare edhe një ndërtesë 50 katëshe me pamje nga veriu e jugu. Aty do të kishte banim multinacional me qellim të ofrimit në mes komuniteteve serbe, shqipare dhe komuniteteve të tjera.
Emri i ndërtesës do të ishte DASHURI PËR TË GJITHË, e emri i tunelit do të ishte MITROVICA E BASHKUAR. Shpresoj që ky propozim projekti të bie në sytë e bizneseve në Kosove sepse është në pyetje investimi gjysëm miljardi, investim i cili do të ndihmonte të gjitha komunitet atje.