By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 gusht 2025
August 9, 2025
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështjet sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështjet sociale
Lajme

Kosova dhe Gjermania diskutojnë çështjet sociale

Kosova Times
Last updated: 2024/09/17 at 10:32 AM
Kosova Times Published September 17, 2024
Share
SHARE

Delegacioni nga Komisioni i Punës dhe Çështjeve Sociale nga Parlamenti Gjerman, që ka nisur një vizitë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, po mban takimin e parë në Prishtinë me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

 

Takimi synon të gjejë mënyra bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve, të cilat kanë bashkëpunim të ngushtë në fushën e shëndetësisë. Ikja dhe largimi i infermierëve dhe mjekëve në shtetet e BE-së, sidomos në Gjermani, ishte çështje diskutimi mes dy delegacioneve. Anelika Glückner, deputete gjermane, tha se kjo vizitë në rajon do të ndikojë që të njohin sa më shumë nevojat për përmirësim të jetës sociale-shëndetësore të vendeve përkatëse.

“Për ne është më interes që të lidhim sa më shumë marrëveshje, duke pasur parasysh situatat në të dyja vendet. Kemi marrëveshje me Indinë dhe vende të tjera nga Azia,” tha Glückner.

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, që është edhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, vlerësoi mundësinë e bashkëpunimit në funksionalizimin e ndërmarrjeve sociale.

“Qeveria po subvencionon qytetarët në pajisje efiçiente dhe po bëjmë ndryshime të mëdha në pjesën e legjislativit për të përmirësuar jetën sociale në Kosovë. Kosova dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të madh në fushën e shëndetësisë, dëshira jonë mbetet që mjekët tanë të përfitojnë nga avancimet në mjekësi në shtetin tuaj dhe këto përvoja t’i sjellin në vendin e tyre. Pra qëllimi ynë është që ata të kthehen në Kosovë dhe të kontribuojnë në vendin tonë. Sigurisht për ne është më rëndësi të dimë për mirëqenien e gjithë kosovarëve në Gjermani, jo vetëm për ata që janë atje me kontrata pune, por edhe kosovarët që kanë shtetësi gjermane”, tha Kollçaku.

Deputeti Armend Zemaj tha se është e nevojshme që të gjendet një mundësi për kontroll shtetëror për pjesën deficitare të profesionistëve shëndetësor të Kosovës, që të ketë marrëveshje ndërmjet të dyja vendeve, në subspecializime dhe përvoja tjera, që ndihmojnë shëndetësinë në Kosovë dhe jo vetëm që të na ikin profesionistët.

“Aktualisht Kosova po përballet me ikje të mjekëve dhe infermierëve të gatshëm profesionalisht, në shtetin gjerman,” tha Zemaj.

Deputeti gjerman, Carl-Julius Cronenberg, theksoi rëndësinë e sigurimit shëndetësor në Kosovë, që sipas tij do të krijonte një standart të ri në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

“Kosova pas disa viteve do të mund t’i bashkohet BE-së dhe kjo na gëzon neve, me gjithë vështirësitë që po kalon tash në fazën e dialogut me shtetin fqinj. Aspektet e shëndetësisë, nuk është pse Gjermania është atraktive për profesionistët shëndetësor, por që Kosova ka nevojë për një sistem solid shëndetësor, duke nisur nga sigurimet shëndetësore, dhe çka mund të bëhet është një bashkëpunim më i madh ndërmjet klinikave të të dyja vendeve. Gjermania ka interes ta shoh Kosovën në BE, për të pasur më lehtë bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve”, tha Cronenberg.

Deputeti Pal Lekaj, vlerësoi se sistemi social dhe shëndetësor në Kosovë është larg synimeve dhe nivelit që kanë arritur vendet e BE-së dhe ato që kanë synim të bëhen pjesë e BE-së.

“Ne si shtet i ri kemi një shtet të fuqishëm para vetës, siç është Gjermania dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni edhe tek investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë sepse kjo ul varfërinë dhe papunësinë”, tha Lekaj.

Deputetja, Jeta Statovci, përmendi para deputetëve gjerman reformat sociale që ka bërë vendi dhe ndihmat direkte për qytetarët. “Shtesa direkte jepen për fëmijët dhe lehonat qofshin ato të punësuara a po të papuna. Aspekt që ka qenë me rëndësi është përgjigja që qeveria i ka dhënë krizës energjetike, ku qytetarët janë subvencionuar, janë ndihmuar 30 mijë familje me pajisje efikase. Borxhi publik ka rënë, aktualisht Kosova borxhin publik e ka më të ulët në rajon”, tha Statovci.

Deputeti, Bekim Haxhiu, përmendi sfidat që kanë qytetarët në trajtim shëndetësor, në mungesë të sigurimeve shëndetësore. “Mbështetja e Bundestagut gjerman për këto 25 vite ka qenë tepër e madhe, dhe në vazhdimësi projektet dhe problemet tona janë për shkak të mungesave të fondeve, kur nuk ka fonde publike, qytetarët detyrohen t’i paguajnë vet shpenzimet, ata që nuk kanë mundësi të paguajnë një operacion, presin deri në 4 vjet për një operim, ata që kanë shkojnë në klinika private, prandaj na duhet ligji për sigurime shëndetësore, që të gjithë të trajtohen njëjtë”, tha Haxhiu.

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Kosova Times September 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Plumba mbi vajzat dhe gratë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Osmani: Japonia, partner kyç në shtetndërtimin e Kosovës
Rusia dëbon dy persona të lidhur me ambasadën britanike
‘Octopus’ organizon tryezë për ndërhyrjet e huaja në zgjedhje
Oscar Pistorius lirohet me kusht, 11 vjet pas vrasjes së të dashurës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?