By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 71-vjeçari që ia dha 50 mijë € gruas që e shantazhoi tentoi vetëvrasjen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 71-vjeçari që ia dha 50 mijë € gruas që e shantazhoi tentoi vetëvrasjen
Lajme

71-vjeçari që ia dha 50 mijë € gruas që e shantazhoi tentoi vetëvrasjen

Kosova Times
Last updated: 2024/09/17 at 11:30 AM
Kosova Times Published September 17, 2024
Share
SHARE

Drama në të cilën u përfshi një 71-vjeçar nga Prishtina si pasojë e një raporti intim jashtëmartesor për pak përfundoi tragjikisht. I moshuari e tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit dhe shantazhit që dyshohet se ia kishte bërë e dyshuara 41-vjeçare, e cila arriti t’ia kap një shumë të majme parash. Sinjali raportoi sot detaje ekskluzive nga ky rast për të cilin po zhvillohen hetime nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia, me ç’rast është bërë e ditur se e dyshuara është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë dhe ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale “Shantazhi”.

“Më 16.09.2024 është identifikuar dhe arrestuar e dyshuara femër  kosovare pasi e njëjta kishte shantazhuar viktimën mashkull  kosovar  se do ‘ti publikonte disa foto të tij.  Përmes shantazhit e dyshuara ka arrit që të marr nga viktima një shumë të madhe parash. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.”

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e arrestuar për këtë rast është Leonora Gashi.

Çka dihet për rastin deri më tani?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e dyshuar dhe viktima 71-vjeçar kanë pasur një raport të afërt, që dyshohet se e kanë mbajtur muaj më parë, por që eskaloi dhe u prish pasi 41-vjeçarja dyshohet se nisi të shantazhojë.

Siç merr vesh Sinjali, e njëjta gjatë marrëdhënies seksuale që ka pasur me të moshuarin, kishte arritur që ta fotografojë dhe me ato pamje dyshohet se e ka shantazhuar, duke e detyruar që t’i japë para nën kanosje se do t’ia dërgojë familjes së tij ato foto.

Për pasojë, sipas informacioneve të para, viktima kishte paguar hiç më pak se rreth 50 mijë euro, por megjithatë, pamjet që posedonte e dyshuara i shkuan djalit të tij.

Kjo situatë, siç thonë të njëjtat burime e kishte rënduar viktimën, i cili para disa muajsh kishte tentuar edhe të kryejë vetëvrasje, për shkak të presionit.

Pasi rasti ishte denoncuar, Policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarën dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor, raporton Sinjali.

Ndaj saj, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diç në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryejë apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

 

You Might Also Like

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Rrahje mes të miturve në Obiliq, njëri theret me thikë

Aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kaçanik ndaj dy të pandehurve

Policia shqipton 1706 gjoba trafiku për 24 orë

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kosova Times September 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ambasada amerikane në Moskë kërkoi lirimin e Vladimir Kara-Murza

Kosova Times Kosova Times September 8, 2023
Studentët e huaj shkëmbejnë përvoja me ata kosovarë
Rusia po përpiqet të sulmojë Ukrainën me armë sekrete…
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në shkurt arritën në mbi 174 milionë euro
SHBA vendosi sanksione shtesë kundër Rusisë dhe Koresë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?