By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dardanet triumfojnë në miqësoren ndaj Estonisë
June 28, 2025
Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit
June 28, 2025
Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes
June 28, 2025
Lajçak: Zgjerimi nuk ndodh automatikisht, duhet punë
June 28, 2025
KFOR-i në Kosovë me ceremoni për Ditën Kombëtare të Kanadasë
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhiu: Duhet të krijohet një standard, pozita zyrtare nuk të bën milioner
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhiu: Duhet të krijohet një standard, pozita zyrtare nuk të bën milioner
Lajme

Haxhiu: Duhet të krijohet një standard, pozita zyrtare nuk të bën milioner

Kosova Times
Last updated: 2024/09/17 at 10:44 PM
Kosova Times Published September 17, 2024
Share
SHARE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se projektligji i për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, i cili u miratua pak ditë më parë në Qeveri, është një nga ligjet më të rëndësishme që kanë për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas saj, në Kosovë zyrtarë publik kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme.

“Nuk mundesh me një pagë 1400-1500 euro të krijosh pasuri gjithandej, në Kosovë, jasht Kosovës, dhe mos të jesh në obligime financiare. Pra kjo thjeshtë nuk është e mundur, prandaj ka qenë e qartë që zyrtarët në Kosovë kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, kanë krijuar pasuri të pajustifikueshme”, deklaroi ajo në emisonin “Prime” në RTK.

“Duhet të krijohet një standard në këtë vend, që pozita zyrtare nuk të bën milioner”, theksoi mes tjerash Haxhiu.

Duke folur për kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për kthimin e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, Haxhiu tha se Qeveria e Kosovës nuk merret me deklaratat e Vuçiqit. E rëndësishme sipas saj është që të respektohet Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi. Haxhiu potencoi se e rëndësishme gjithashtu është që Këshilli Gjyqsor dhe Këshilli Prokurorial të deklarohen se pse nuk kanë vepruar në raport me dorëheqjet.

“Nuk ka asnjë rast kur një gjyqtar ka thënë dorëheqje dhe nuk i është pranuar dorëheqja. Por kjo ka ndodh me gjyqatarët dhe prokurorët serbë. Prandaj është e rëndësishme që të kuptohet qartë se përse Këshilli Gjyqsor dhe Këshilli Prokurorial nuk e kanë adresuar këtë”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë.

Mes tjerash ajo tha se nëse do të pranohej rikthimi i këtyre prokurorëve dhe gjyqtarëve të dorëhequr serbë në insititucionet e Kosovës, perveq se do të ishte në shpërputhje me legjislacionin, dyshuese është nëse qytetarët mund të besojnë më tek sistemi i drejtësisë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ajo tha se në Kosovë nuk do të ketë asociacion me kompetenca ekzekutive, e që do ta “bosnjëzojë” Kosovën.

Mes tjerash ministrja Haxhiu e ritheksoi se Ura mbi lumin Ibër do të hapet dhe se kjo çështje ka qenë temë e diskutimeve me partnerët e Kosovës, përfshirë edhe KFOR-in. Ajo tha se për urën është diskutuar edhe sot në Bruksel dhe se edhe për BE-në është e qartë se hapja e urës nuk ka alternativë.

“Ura do të hapet dhe për këtë jemi në koordinim apo në diskutim e sipër me partnerët  tanë”, tha Haxhiu.

Ajo tha se qeveria e ka bërë të qartë se kjo nuk do të jetë temë diskutimi në Bruksel, megjithatë theksoi se zv kryeministri Besnik Bislimi në takim bilateral e ka folur për rëndësinë e lirisë së lëvizjes dhe se hapja e urës nuk ka alternativë.

“Unë nuk e kam kuptuar asnjëherë presionin që në vazhdimësi është vendosur për Republikën e Kosovës, dhe jo ndaj Serbisë e cila para një viti ka kryer sulm terrorist. Për të gjitha veprimet që kanë qenë në përputhje me Kushtetutën e ligjet në fuqi janë vendosur masa Kosovës. Ne e kemi thënë hapur që jemi dakord të flasim me partnerët tanë por në asnjë rrethanë nuk lejojmë të cenohet territori sovraniteti apo legjislacioni në fuqi”, deklaroi ajo.

Ministrja Haxhiu tha se situata në veri aktualisht është normale por sipas saj shqetësuese është fakti se qytetarët serbë në veri kanë vazhdimisht presion nga Serbia dhe presidenti Vuçiq.

Në fund ajo u pyet edhe për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen në shkurt të 2025-tës të cilat tha se Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë bindshëm.

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve mes Qeverisë dhe Presidencës, Haxhiu u shpreh se nuk ka ndonjë problem të patejkalueshëm.

You Might Also Like

Krasniqi: Takimi me liderët, përmbushje obligimi e Kurtit

Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes

Lajçak: Zgjerimi nuk ndodh automatikisht, duhet punë

KFOR-i në Kosovë me ceremoni për Ditën Kombëtare të Kanadasë

Vitia: Mbyllën 8 institucione shëndetësore private që operonin pa licencë

TAGGED: #Albulena Haxhiu
Kosova Times September 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Universiteti i Karlit rihap dyert një muaj pas të shtënave masive

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Vetëm dy të mbijetuar pas rrëzimit të avionit me 181 persona në bord
Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq
Zonja A, viktima e parë që Bosnja duhet ta dëmshpërblejë për përdhunim në luftë
Zyrtarët rusë po tërhiqen nga Kherson, dhe monumentet e kulturës ruse po zhvendosen?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?