By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vukoviq: Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vukoviq: Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për dialog
Lajme

Vukoviq: Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për dialog

Kosova Times
Last updated: 2024/09/17 at 11:09 PM
Kosova Times Published September 17, 2024
Share
SHARE

Profesori nga Universiteti “John Hopkins”, Sinisha Vukoviq, tha se takimi i sotëm mes kryenegociatorëve në Bruksel ishte një dështim, dhe se kjo ka qenë e pritur. Ai në “Lajmet e fundit në RTK, tha se vërehet një lodhje e palëve në këtë proces.

“Dështimi i bisedimeve në Bruksel, sot është një fiasko e plotë. Nuk e di a ekziston ndonjë mënyrë më e mirë si të shpjegohet ndryshe ajo që ka ndodhur në Bruksel edhe pse kjo në fakt është pritur për një kohë të gjatë”, theksoi Vukoviq.

Sipas tij ky është një rezultat i pritshëm sepse, ekziston një lodhje e palëve dhe se nuk dihet nëse dikush beson më në këtë format aktual.

“Në ditën e sotme si dhe dinamiken politike në SHBA, BE, në rajon e ndoshta në botë kanë shkaktuar këtë indiferencë në procesin e dialogut”, tha Vukoviq.

Sipas tij, bazuar në një postim të Lajçak në X,  palët sikur nuk donin të ishin aty.

Ndërsa përmendja e Petkoviqit, për caktimin e kufirit të Mitrovicës së Veriut, është shfrytëzim i mundësisë për ta prishur më tutje procesin e dialogut, tha Vukoviq.

“Pra të nxirresh tema që nuk janë parë në tryezë dhe pastaj procesi të del nga binarët, thjeshte të çorientohet i tërë sistemi. Duke futur tema që nuk janë në diskutim thjesht turbullohen ujërat, çrregullohet procesi. Kjo është indicie se pala serbe nuk ka pasur kurrfarë interesi që të angazhohet në mënyrë domethënëse në proces. Duke bërë kërkesa komplet të pakuptimta për të përshkallëzuar procesin i cili më pas do të deeskalojë. Kjo është pra një lëvizje taktike për të blerë kohë për ta çorientuar procesin”, deklaroi ai.

Vukoviq shtoi se në këtë proces Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare.

“Tani mund ta vërtetojmë që normalizimi dhe pastaj, përmirësimi i statusit të shtetësisë së Kosovës, kanë qenë gjera paralele dhe shpesh të shkëputura si elemente të këtij procesi. në gjithë këtë proces. Kosova ka arritur disa elemente të shtetësisë në qasjet ndërkombëtare, këto nuk mund të nënçmohen. Edhe liberalizimi i vizave, ishte si rezultat, por kjo është vetëm një copëz e mozaikut”, tha Vukoviq.

Ai shtoi tutje se Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mundësia që Kosova të përmbushë gjithë potencialin si shtet i pavarur  nuk mund të arrihet me një qëndrim të tillë nga ana e Serbisë, sepse asaj i është dhënë një hapësirë tejet e madhe për të luajtur këtë lojë plan-prishjeje. Kemi parë shumë e shumë herë që deri sa jep disa koncesione, shfrytëzon pastaj kursin për të ndryshuar komplet diskursin, duke përshkallëzuar tensionet njëkohësisht”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Kurti: PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin e Kushtetueses

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Limaj: Marrëveshja politike e zgjidh krizën

Dy opsionet e kompromisit te Kurtit dhe refuzimi i tyre

Peci: Duhet marrëveshje politike, partitë t’i thirrin arsyes

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Sinisha Vukoviq
Kosova Times September 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndizen qirinj në përvjetorin e pestë të vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Kosova Times Kosova Times January 16, 2023
Kurti takon ish-presidentët Moisiu dhe Sejdiu, temë projektet e përbashkëta
Kurti: Nuk mund të barazohet fjala komunitet me Asociacion
Prezantohet si doganier, arrestohet një serb në Zveçan
Konjufca uron Spiropalin: Kosova e Shqipëria natyrshëm pranë njëra-tjetrës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?