By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pula takon përfaqësuesit Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE
January 12, 2026
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
January 12, 2026
Inflacioni 3,9 për qind në vitin 2025, ASK publikon të dhënat e fundit
January 12, 2026
Poezia çekuilibron inteligjencën artificiale
January 12, 2026
Ambasada e Francës thirrje shërbyesve civil që duan të mësojnë frëngjishten
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Bruksel: Thirrje për statusin e kandidatit të Kosovës dhe heqjen e masave restriktive
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Bruksel: Thirrje për statusin e kandidatit të Kosovës dhe heqjen e masave restriktive
Lajme

Kurti në Bruksel: Thirrje për statusin e kandidatit të Kosovës dhe heqjen e masave restriktive

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 3:15 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Me ftesë të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Kurti fillimisht uroi znj. von der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Komisionit Evropian dhe u shpreh i gatshëm për ta vazhduar bashkëpunimin e afërt me qëllim avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe integrimin evropian të Kosovës.

Theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. Në këtë kontekst, kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim. Në të njëjtën kohë, kërkoi që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen.

Sa i përket Planit të Rritjes, kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.

Në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, ai i konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja, dhe në të njëjtën kohë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.

Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pula takon përfaqësuesit Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake

Ambasada e Francës thirrje shërbyesve civil që duan të mësojnë frëngjishten

Mbi 2,200 lëndë të kryera gjatë vitit 2025 nga Gjykata Supreme

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

TAGGED: #Albin Kurti, #Ursula von der Leyen
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident në Lipjan, vdiq çiklisti që u godit nga një veturë

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Një tifoz i Partizanit qellohet në Serbi. Shënjestra ishte një burrë që i mbijetoi 10 atentateve
Ngrihet aktakuzë ndaj personit që iu gjet arsenal armësh në Leposaviq
Specialja nuk e lejon Thaçin për varrimin e babait, reagon OVL e UÇK-së
Ish kryediplomati serb kujton nderhyrjen e NATO me foto te Bagdatit , Biber ironizon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?