By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tiranë, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Tiranë, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë
Rajon / Botë

Tiranë, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/19 at 11:15 PM
Kosova Times Published September 19, 2024
Share
SHARE

Në Tiranë, Kuvendi miratoi sot ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjin për trajtimin e studentëve të mjekësisë, që synon të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga vendi. Gjykata kërkoi uljen në 1 deri në 3 vjet për shërbimin e detyruar mjekësor brenda vendit pas studimeve, nga 2-5 vjet që parashikonte ligji më parë. Studentët e mjekësisë shprehen se ligji nuk duhej miratuar, sepse thjesht kufizon studentët, por nuk zgjidh shkaqet e largimit të mjekëve nga vendi, duke mos rregulluar kushtet e punës së tyre.

Shumica socialiste i miratoi me 73 vota në Kuvend shtesat dhe ndryshimet në ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të mjekësisë së përgjithshme sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshimet ulin afatet e shërbimit të detyruar mjekësor brenda vendit nga 5 në 3 vjet për studentët e vitit të parë, nga 3 në 2 vjet për studentët e viteve të dyta, treta dhe të katërta dhe 1 vit për studentët e vitit të pestë dhe gjashtë.

Po ashtu, ndryshimet parashikojnë punësimin brenda 3 muajve në shëndetësinë publike të mjekëve të sapodiplomuar, në të kundërt ata mund të punojnë në institucione private, ose të trajtohen me 80 për qind të pagës së një mjeku të përgjithshëm, gjatë 9 muajve të pritjes së detyruar, derisa ministria e Shëndetësisë t’u sigurojë një vend pune brenda kësaj periudhe.

Studenti i mjekësisë në vitin e gjashtë, Trevor Xhixha, ishte një nga ata dhjetëra që protestuan gjatë vitit të kaluar kundër këtij ligji. Ai tha për Zërin e Amerikës se ky ligj nuk duhej miratuar dhe duhej rrëzuar krejtësisht nga Gjykata Kushtetuese, sepse shkel të drejtat e studentëve përmes shtrëngimit, ndërsa sot vetëm ulen vitet e masës së detyrimit për t’u punësuar, por “ligji nuk zgjidh shkaqet që shtyjnë mjekët të largohen nga vendi, si pagat e ulëta, mungesa e meritokracisë, pajisjeve profesionale diagnostikuese, pasiguria në vendin e punës”.

Gjykata Kushtetuese e rrëzoi pjesërisht ligjin në fillim të këtij viti, ndërsa krahas uljes së afateve, kërkoi të plotësohej vakuumi ligjor në punësimin e këtyre mjekëve të rinj si dhe pagat apo trajtimin financiar të tyre gjatë pritjes për punësimin e detyruar nga institucionet e shëndetësisë publike.

Deputetja Etilda Gjonaj, një nga nismëtaret e këtyre ndryshimeve ligjore, tha në seancë se, krahas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në janar të këtij viti, ligji është me rëndësi, sepse “sistemi ka nevojë për afro 1 mijë mjekë, mes të cilëve edhe shumë mjekë që kanë dalë apo pritet të dalin në pension në afatet e caktuara”.

Nga burime zyrtare mësohet se aktualisht në sistemin shëndetësor punojnë ende rreth 250 mjekë, që e kanë mbushur moshën e pensionit, po aq sa edhe pritet të diplomohen rishtas mjekë të rinj në vitin pasardhës.

Statistikat tregojnë se mjekët që largohen nga Shqipëria janë mbi 28 vjeç, dhe i marrin këto vendime pasi ndeshen me vështirësitë e sistemit shëndetësor dhe për një jetë më të mirë, ndërsa ligji i ri synon të frenojë largimin e mjekëve të sapodiplomuar.

Studentët e mjekësisë propozuan masa të tjera për mbajtjen e mjekëve në Shqipëri, si shpallja e mjekësisë si degë me përparësi, pagesa për specializimet si dhe për mjekët e rojes gjatë specializimit, si dhe politika të tjera nxitëse në dobi të mjekëve.

Ligji i miratuar nga Kuvendi mbi një vit më parë synon sipas socialistëve të frenojë largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, duke i detyruar studentët të nënshkruajnë një marrëveshje në fillim të vitit akademik, për punësim të detyruar disa vite pas studimeve ose në të kundërt, ata duhet të paguajnë tarifat e parashikuara nga universiteti për ndjekjen e studimeve.

Studentët protestuan dhe lobuan gjatë kundër ligji, ndërsa shumica e miratonte në Kuvend, derisa ndërhyri Gjykata Kushtetuese me një pezullim në nëntor dhe me një vendim në janar, ku ulen e afatet e këtij punësimi të detyruar.

You Might Also Like

‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë

Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”

Lufta e hapur midis Musk dhe Trump

Çfarë nuk kupton Trumpi te Putini?

Parlamenti sllovak i rekomandon qeverisë të mos miratojë sanksione të reja kundër Rusisë

TAGGED: #Ligji për studentët e mjekësisë
Kosova Times September 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Olha erdhi në Kosovë për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës

Kosova Times Kosova Times January 22, 2025
Aksident ajror në Nepal: 18 persona vdesin, piloti shpëton
Vuçiq thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë
Horoskopi ditor për të dielën, 3 dhjetor 2023!
Mbappe, golashënuesi më i mirë i Botërorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?