By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria serbe mbështet kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Qeveria serbe mbështet kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Rajon / Botë

Qeveria serbe mbështet kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Kosova Times
Last updated: 2024/09/20 at 6:13 PM
Kosova Times Published September 20, 2024
Share
SHARE

Qeveria e Serbisë i ka nisur të premten procedurat për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në vend, 13 vjet, pasi ishte hequr.

Në një njoftim për media, Qeveria serbe tha se e ka miratuar një konkluzion, sipas të cilit, do të formohet një grup punues për “shqyrtimin e aktiviteteve dhe masave” për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Ky vendim e mbështet propozimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili mori pjesë edhe në seancën e Qeverisë të premten.

Vuçiq njoftoi më 14 shtator se kishte nënshkruar marrëveshjen për kryerjen e shërbimit të rregullt ushtarak për 75 ditë.

Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat, ndërsa vullnetar për gratë, sipas Qeverisë.

Para vendimit të Qeverisë të premten, lideri serb tha se ministrat e kanë përkrahur propozimin e tij për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

“Kam theksuar se kjo është një gjë e madhe për Serbinë, jo vetëm për mbrojtjen e vendit, por edhe sepse do të forcojë ndjesinë e përgjegjësisë dhe seriozitetit tek të rinjtë, e cila do t’u nevojitet atyre për gjithçka që do të hasin në jetën civile”, tha Vuçiq në Instagram.

Ai shtoi se “qytetet dhe bashkitë ku ndodhen kazermat do të përfitojnë edhe nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak, sepse këto zona do të rriten ekonomikisht dhe do të përparojnë e zhvillohen edhe më shpejt”.

Gjatë një vizite te Forcat e Armatosura të Serbisë, Vuçiq tha gjithashtu se kryerja e shërbimit ushtarak do të zgjasë shumë më pak se në të kaluarën.

“[Kohëzgjatja e kryerjes së shërbimit] është pesëfish më e shkurtër se në kohën tonë, dhe nuk duhet të them se kryerja e tij do të jetë patjetër shumë më e lehtë sesa ishte në kohën tonë, por gjithashtu e gjithë disiplina është shumë më e vogël se më parë”, tha ai për gazetarë.

Ideja për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak është konkretizuar në janar të këtij viti. Atëkohë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë ka nisur një iniciativë dhe i ka propozuar presidentit të Serbisë rikthimin e shërbimit ushtarak.

Me Kushtetutën e Serbisë dhe Ligjin për ushtrinë, presidenti i Serbisë e komandon ushtrinë serbe në luftë dhe në paqe.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi ishte hequr më 1 janar të vitit 2011

Kroacia fqinje mori, gjithashtu, vendimin për ta rikthyer shërbimin ushtarak, duke filluar nga viti i ardhshëm.

You Might Also Like

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Me këtë metodë të thjeshtë, pula e skuqur do të jetë lëngshme dhe krokante

Një dokument identifikimi i klubit serb të gjuetisë u gjet në portofolin e sulmuesit të Sidneit, ai ishte anëtar i tij

SHBA: I dyshuari i arrestuar për masakrën e Brown lirohet – Ku po shkojnë hetimet?

Kërcënimi i Rusisë është “agresiv”: Çfarë thotë kreu i ri i MI6

TAGGED: #Qeveria e Serbisë, #Shërbimi i detyrueshëm ushtarak
Kosova Times September 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Avokati i Popullit dërgon në Kushtetuese nenin 28 të Ligjit për Zgjedhjet

Kosova Times Kosova Times January 17, 2024
26 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës
Rusia i kërkon Indisë urgjentisht makina, pjesë këmbimi dhe ushqim
Për një javë sekuestrohen 12 armë zjarri në Prishtinë
Bislimi: Kosova është e orientuar drejt një zhvillimi gjithëpërfshirës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?