By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, lufta kundër lajmeve të rreme drejtuar komunitetit hispanik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA, lufta kundër lajmeve të rreme drejtuar komunitetit hispanik
Rajon / Botë

ShBA, lufta kundër lajmeve të rreme drejtuar komunitetit hispanik

Kosova Times
Last updated: 2024/09/21 at 5:50 PM
Kosova Times Published September 21, 2024
Share
SHARE

Popullsia hispanike në Shtetet e Bashkuara mbështetet tek mediat sociale për t’u informuar. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cristina Caicedo, dezinformatat në mediat sociale përhapen me shpejtësi. Redaksitë e lajmeve dhe nismat mediatike po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe për të mirinformuar publikun në prag të zgjedhjeve amerikane të nëntorit.

Në Shtetet e Bashkuara, mediat hispanike të lajmeve po përpiqen të luftojnë lajmet e rreme dhe t’u shpjegojë komuniteteve se si dhe ku të votojnë.

“Këtë vit zgjedhor njerëzit po kërkojnë të jenë më të informuar dhe kanë shumë pyetje. Kur ndajmë një lajm, gjithmonë kemi pyetje në lidhje me të”, thotë Claudia Ginestra me gazetën javore “El Tiempo Latino” që publikohet në kryeqytetin amerikan.

Gazeta raporton lajme që prekin interesat e komunitetit hispanik dhe shfrytëzon rrjetet sociale për të komunikuar me audiencën.

“Aktualisht, videot e shkurtra që postojmë po tërheqin shumë njerëz. Kjo është mënyra më e shpejtë dhe efikase për të komunikuar me audiencën”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja Claudia Ginestra.

Anketat e Qendrës Kërkimore Pew tregojnë se hispanikët informohen kryesisht përmes internetit dhe mediave sociale. Ata përdorin aplilacionet WhatsApp, Telegram dhe Instagram, sipas kompanisë mediatike Nielsen.

Për t’i ofruar komunitetit informacionin që u nevojitet, gazeta “El Tiempo Latino” përdor mjete të kontrollit të fakteve ose kërkon ndihmën e organizatës partnere “Factchequeado”.

E themeluar në vitin 2022, organizata jofitimprurëse vëzhgon keqinformimin dhe dezinformatat e lajme në komunitetin latin dhe hispanik në Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa afrojnë zgjedhjet e nëntorit, komuniteti përballet me shumë sfida. Po ashtu, edhe ne që përpiqemi t’i informojmë ata kemi shumë sfida”, thotë themeluesja e organizatës “Factchequeado” që kontrollon faktet, Laura Zommer.

Një prej sfidave është edhe inteligjenca artificiale.

“Për shembull, në TikTok shohim që një video publikohet me një lajm dezinformues dhe më pas shohim dy video të tjera me të njëjtin lajm nga përdorues të ndryshëm, por që thonë të njëjtën gjë”, tregon zonja Zommer.

Keqinformimi synon përhapjen e lajmeve të rreme.

“Një lajm i rremë që përhapet shumë është teoria konspirative që pretendon se jo shtetasit amerikanë po votojnë”.

Shpejtësia është çelësi për të luftuar përhapjen e lajmeve të rreme, të cilat përhapen me nxitim në mediat sociale, thotë zonja Zommer.

Por organizata “Factchequeado” ka në dispozicion një mjet të fuqishëm, bashkëpunimin me dhjetëra partnerë në 22 shtete. Redaksitë e lajmeve si “El Tiempo Latino” përdorin organizatën “Factchequeado” për të verifikuar të dhënat.

“Komuniteti hispanik nuk po informohet sa duhet ose po keqinformohet kur bëhet fjalë për politikën. Por ne po shohim që audienca jonë kërkon të informohet dhe të mësojë”, thotë Marcos Porras me gazetësn “El Tiempo Latino”.

Mes të tjerash, gazeta poston në median sociale video shpjeguese mbi procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Synimi është për të plotësuar mungesën e të dhënave që mund të shfrytëzohet nga elementë negativë për të përhapur lajme të rreme apo dezinformata.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Lajme të rreme, #ShBA
Kosova Times September 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Donetsk të aneksuar ata votojnë në zgjedhjet presidenciale të Federatës Ruse

Kosova Times Kosova Times March 15, 2024
MAShTI: Nuk ka kurrikulë të veçantë për edukim seksual
Kush janë rusët që kanë hakuar aeroportin e Splitit? Për disa muaj sulmuan 250 organizata
Prizren, aksident trafiku me lëndime të renda
40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?