By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qelaj i shkruan Trendafilovës: Mangësi serioze në gjykimet e Hagës
January 13, 2026
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në administrimin tatimor
January 13, 2026
Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Deçan
January 13, 2026
Pak punë, shumë shije: Pulë në salcë domatesh – nga furra
January 13, 2026
Si nga një ëndërr blu: Një qytet shumë i veçantë që është i paharrueshëm
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari
Lajme

Ndahet nga jeta motra e komandantit legjendar Adem Jashari

Kosova Times
Last updated: 2024/09/23 at 9:58 AM
Kosova Times Published September 23, 2024
Share
SHARE

Mëngjesin e kësaj të hëne, ka ndërruar jetë Hava Jashari-Gashi, motra e komandantit legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga Bekim Hamëz Jashari, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës, motrës, hallës sonë të dashur, HAVA (SHABAN) JASHARI-GASHI, e cila u largua nga kjo botë sot. Ajo ishte një grua e mrekullueshme, e përkushtuar ndaj familjes dhe të dashurëve të saj, e cila na la pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm”, ka shkruar Bekim Jashari.

Hava Jashari-Gashi, u përshkrua si një person që ka lënë pas kujtime të vyera dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për familjen dhe miqtë e saj.

Ceremonia mortore do të mbahet sot, më 23 shtator 2024, në orën 16:30, në varrezat e fshatit Kryshevc, në Skenderaj.

 

Kush ishte Adem Jashari

Adem Jashari, ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së). Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmor më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas përfundimit të luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari, ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unik në historinë e luftërave. Ai njihet si “Kryekomandanti Legjendar i UÇK-së”. Urdhëri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga Kryeministri i Kosovës. Për nder të tij u krijua Brigada 111 “Adem Jashari”.

You Might Also Like

Qelaj i shkruan Trendafilovës: Mangësi serioze në gjykimet e Hagës

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e të plagosurve në Deçan

Rama premton ndërtimin e Shtëpisë Arbëreshe në Prishtinë

Hamza takon Walker: Është pranë nesh, si në janarin e vitit 1999

Maqedonci, Wikoff dhe Ulutash flasin për sigurinë në Kosovë

Kosova Times September 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Largohet nga puna aktorja e vetme shqiptare në Preshevë, reagon Kamberi

Kosova Times Kosova Times August 17, 2023
5 ushqime që shkatërrojnë veshkat tuaja dhe shumë njerëz i duan dhe i hanë çdo ditë
Murgjit nga mali i shenjtë Athos pretendojnë se ruajnë dorën e Maria Magdalenës, ja çfarë zbuluan për të
Ukrainasit sulmuan sërish rusët me ATACMS. Putin: Do të përgjigjemi me Oreshnik
Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?