By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani
Rajon / Botë

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 9:49 AM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Në Gjermani jetojnë rreth 3.5 milionë refugjatë dhe 80,5 për qind e tyre nuk mund të dëbohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës.

 

Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve, në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.

Partia e Majtë kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë “E Majta” në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” debatin për migracionin në Gjermani. “Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër për qind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, politikanët e partive në qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t’i bëjnë njerëzit të besojnë se kjo pakicë e vogël është përgjegjëse për të gjitha problemet e tyre. Kjo është marrëzi e rrezikshme që vetëm forcon të djathtën ekstreme.” – tha ajo.

Toni në debatet për migracionin në Gjermani është ashpërsuar pas sulmit të dyshuar islamik me thikë në Solingen në fund të gushtit. Pas tij qeveria gjermane propozoi ndër të tjera masa kundër islamizmit të dhunshëm dhe ashpërsimin e konsiderueshëm të ligjeve të qëndrimit dhe të azilit. Gjithashtu u vendosën kontrolle kufitare me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë hapat e planifikuar nuk shkojnë aq larg sa duhet për partitë e CDU dhe CSU.

80,5 për qind nuk mund të dëbohen

Sipas “Neue Osnabrücker Zeitung” shifra prej 3.48 milionë refugjatësh të regjistruar në Regjistrin Qendror të të Huajve përfshin të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, pavarësisht nga statusi i tyre i qëndrimit. Ndër ta rreth 1.18 milionë janë nga Ukraina.

80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania vazhdojnë të tolerohen përmes statusit “Duldung”, sepse nuk mund të dëbohen apo deportohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pasi ia dogjën garazhën, gazetari merr një mesazh tjetër kërcënues: Mos ha m** shumë

Kosova Times Kosova Times March 18, 2023
Inteligjenca artificiale ia ktheu zërin që ia mori sëmundja
Çfarë do të thotë për Putinin këmbimi i të burgosurve me Perëndimin?
Oda Ekonomike e Serbisë: Të dyja palët po pësojnë për shkak të bllokadave në kufi
Vajza e Nemtsov: Putini më shumë i frikësohet Navalnyt të vdekur, sesa Navalnyt të gjallë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?