By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetari nga Beogradi: Nuk mund të dënohet Radojçiq nga një pushtet mafioz në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gazetari nga Beogradi: Nuk mund të dënohet Radojçiq nga një pushtet mafioz në Serbi
Rajon / Botë

Gazetari nga Beogradi: Nuk mund të dënohet Radojçiq nga një pushtet mafioz në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/24 at 6:14 PM
Kosova Times Published September 24, 2024
Share
SHARE

Gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq, thotë se në Serbi publiku di shumë pak për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjska pasi që personalitetet publike refuzojnë të flasin për këtë temë. Ai tutje thotë se pushteti aktual asnjëherë nuk do ta dënojë Radojçiqin meqë është ndër partnerët kryesorë të Aleksandar Vuçiqit.

Institucionet e Kosovës si dhe aktorët ndërkombëtarë kanë kujtuar të martën rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra më 24 shtator të vitit të kaluar nga një formacion terrorist serb.

Mirëpo, në Serbi shumë pak personalitete kanë pasur guximin për ta kujtuar këtë ngjarje të rëndë.  Gazetari nga Beogradi, Nikola Kërstiq, thotë se shumë analistë politikë në debate televizive refuzojnë të flasin për këtë temë. Ai thotë se publiku serb nuk e ka krejtësisht të qartë se çfarë ka ndodhur në veriun e Kosovës më 24 shtator, por vetëm e dinë se në atë sulm ishte i përfshirë Milan Radojçiq.

“Në Serbi ende nuk është e shpjeguar qartë se çfarë realisht ka ndodhur në Banjskë. Në emisione politike analistët në Serbi refuzojnë të flasin për këtë temë. Mirëpo ajo që dihet është se Milan Radojçiq ka qenë i përfshirë në atë sulm terrorist. Ai është njëri nga njerëzit më të fuqishëm dhe më me influencë në Serbi si dhe në rajon. Radojçiq gjithashtu është njeri shumë i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe pra natyrisht që kjo është lidhja mes Beogradit dhe Banjskës”, tha Kërstiq.

Kërstiq thotë se Vuçiq dhe udhëheqësit e tjerë serbë asnjëherë nuk do ta ekstradojnë Radojçiqin për në Kosovë pasi vetë ata kanë qenë në dijeni për atë sulm terrorist.

Sipas Kërstiqit partia Vuçiqit vepron si organizatë mafioze.“Partia progresive e Serbisë e kontrolluar nga Vuçiq funksionon si organizatë mafioze andaj nuk është për tu befasuar që ata refuzojnë ta ekstradojnë Milan Radojçiqin në Kosovë. Ata kurrë nuk do ta bënin këtë gjë. Aleksandar Vuçiq ka qenë gjatë gjithë kohës i njoftuar për këto zhvillime dhe e ka ditur mirë se çfarë është duke bërë Radojçiq në Kosovë”, tha gazetari.

Gazetari serb është shprehur tejet kritik edhe ndaj Perëndimit për mënyrën se siç thotë ai e mbështesin Vuçiqin.

“Perëndimi e di shumë mirë se çfarë është duke ndodhur në Serbi por kanë vendosur të heshtin për shkak të marrëveshjeve që po arrijnë me Vuçiqin. Ka 12 vite që është ai është duke udhëhequr me vendin dhe akoma nuk po i shihet fundi. Për dallim nga Millosheviqi ai po gëzon mbështetje të madhe nga faktori ndërkombëtar”, tha ai.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times September 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

CNN: SHBA po përgatiteshin për sulmin bërthamor të Putinit në Ukrainë në fund të vitit 2022

Kosova Times Kosova Times March 9, 2024
Empoli i Ismajlit ndal Juvën
Pahor: Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi për funksionin e të dërguarit special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës
Sveçla: Serbia po dëshmohet çdo ditë si shtet agresor e antidemokratik
Trump shkon në Gjirin Persik duke synuar marrëveshje mes ofensivës diplomatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?