By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Me NATO-n kemi koordinim për tërë territorin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Osmani: Me NATO-n kemi koordinim për tërë territorin e Kosovës
Uncategorized

Osmani: Me NATO-n kemi koordinim për tërë territorin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/27 at 10:21 PM
Kosova Times Published November 27, 2022
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka qëndruar sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Duke inspektuar këtë organizatë, Osmani tha se FSK është duke kaluar nëpër një tranzicion shumë të rëndësishëm. Gjithashtu ajo foli edhe për takimet e saj, përkatësisht me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, e me të cilin tha se kanë biseduar për bashkëpunimin e NATO-s dhe koordinimin e nevojshëm për tërë territorin e Kosovës.

Si çdo 27 nëntor tjetër, edhe këtë herë Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar “Ditën e Hapur”. Qytetarë e familjarë të shumtë nga e gjithë Kosova në këtë ditë kanë parë nga afër aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së.

Prezent në hapësirat e kazermës “Adem Jashari” ka qenë edhe komandantja supreme e kësaj force së bashku me vëllain e komandantit legjendar, Rifat Jashari dhe gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Presidentja Osmani është njoftuar me kapacitet aktuale të FSK-së.

E para e shtetit këtu tha se kjo forcë po kalon një fazë të rëndësishme të tranzicionit.

“Pamë për së afërmi përkushtimin dhe angazhimin, e mbi të gjitha për të dhënë gjithçka për atdhe të vajzave dhe djemve, të burrave dhe grave të ushtrisë sonë, prandaj përulemi para punës së tyre, kontributit dhe këtij përkushtimi. Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon me një sukses të madh periudhën e tranzicionit dhe natyrisht po punon duke pasur parasysh që orientim strategjik si shtet, por edhe si popull e kemi anëtarësimin në NATO”, tha ajo.

Osmani po ashtu ka deklaruar se me bashkësinë ndërkombëtare ka një koordinim të vazhdueshëm për tërë territorin e Kosovës, dhe jo vetëm për ndonjë rajon specifik.

“Deri më tani kam pasur disa takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe natyrisht se diskutojmë për ndërveprimin tonë më NATO-n dhe koordinimi ynë më NATO-n është i nevojshëm për tërë territorin e Kosovës dhe jo vetëm për veri.Ne flasim për të gjithë territorin, Kosova është e tëra dhe është e pandashme. Andaj çdo koordinim i yni me bashkësinë ndërkombëtare është për tërë territorin e Kosovës”, tha Osmani.

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka uruar gjithë qytetarët për festat e nëntorit.“Duke falënderuar secilin pjesëtarë për angazhimin dhe shërbimin ndaj vendit, sot së bashku festojmë të arriturat dhe sukseset e FSK-së, dhe kështu nderojmë sakrificën e popullit ndër breza”, theksoi Gjeneral Jashari.

Ndërkohë, brenda objektit të kazermës, presidentja Osmani dhe Rifat Jashari kanë bërë zbulimin e një portreti të komandantit legjendar Adem Jashari, punuar nga piktori Faton Kryeziu.

You Might Also Like

Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz

Kërkesa e Serbisë në ICJ e shndërroi Rezolutën 1244 në kapitull të mbyllur dhe Pavarësinë e Kosovës në realitet të njohur ndërkombëtarisht

OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet

Kosova Times November 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LDK me departamente të Forumit të Rinisë

Kosova Times Kosova Times October 30, 2022
PE me rezolutë për heqjen e vizave në Kosovë dhe kërcënimin rus në Ballkan
Pritet dënimi i incidenteve të dhunshme në veri të Kosovës
Ngjarjet për sot
Subjektet serbe nuk garojnë në zgjedhjet në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?