Në një njoftim për medie bëhet e ditur se ‘Regjimenti Mbretëror i Yorkshire’ do të punojë së bashku me njësitë e tjera të KFOR-it, në një stërvitje rutinë të stërvitjes së provave operative, deri në fund të tetorit.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është të testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së”,  thuhet në njoftimin e zyrës për informim të KFOR-it.

Tutje, bëhet e ditur se në përfundim të stërvitjes, kontingjenti do të zhvendoset dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

“KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbutur efektet në trafikun rrugor, të cilat mund të priten si rezultat i lëvizjeve të personelit ushtarak dhe automjeteve në mbështetje të kësaj stërvitjeje”, thuhet në njoftim.