By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kjo gjendje po bëhet e padurueshme! Mesazhi më goditës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kjo gjendje po bëhet e padurueshme! Mesazhi më goditës!
Opinion

Kjo gjendje po bëhet e padurueshme! Mesazhi më goditës!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/25 at 10:53 PM
Kosova Times Published September 25, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Idriz MORINA

Do të mbetet gjatë në kujtesë mesazhi i hapur, pa asnjë mbështjellim diplomatik, për popullin e Kosovës edhe nga një ambasador amerikan!

Gjërat paskan shkuar aq keq, sa tashmë, po konsiderohet se qeverisja jonë paska “urinuar” te portat e BE-së!

Vetë diplomati amerikan ka kërkuar falje paraprakisht për fjalët e papërshtatshme që përmbante storia e kujtesës së tij familjare, por, që ai e ndiente nevojën ta thoshte deri në fund, për të përshkruar ecurinë politike dhe diplomatike të Kosovës, në rrugën e integrimit!

“Gjyshi im ka thënë, dhe ju lutem më falni për karakterin e shëmtuar paksa, se nëse dëshiron të bëhesh pjesë e një klubi, atëherë mos urino te dera e klubit. Çfarë dua të them është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim çdo qeveri e Kosovës të na jap argumentet më të mira, municionet më të mira në këto bisedime”, citohet deklarata e thënë nga ambasadori Hovenier, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci.

Kjo deklaratë edhe mund të ishte interpretuar ndryshe, sikur të mos ishte thënë në një kontekst të qartë, kur ai e përshkruan rrugën se si mund të bëhesh anëtar i BE-së apo se si dështon në atë rrugëtim.

“Nuk e shoh se si bëhesh anëtar i BE-së, pa bashkërendim nga BE-ja. Dhe kjo nënkupton bashkërendim nga shtetet anëtare të BE-së. Nuk e shoh si bëhesh anëtar i plotë i NATO-s, pa bashkërendim nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Siç e dini, disa nga ato shtete vetë nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet sovran, demokratik dhe multietnik, siç e kemi pranuar ne.

Duhet t’i bindni, duam të ndihmojmë. Kjo nënkupton, duke punuar në procesin e vendosur nga institucione të caktuara”, është shprehur ai në Samit.

Hovenier është njohur në të kaluarën si njëri nga diplomatët e “klubit” që mbështeste rrugën e pavarësimit të Kosovës!

You Might Also Like

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

TAGGED: #Idriz Morina
Kosova Times September 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Shëndetësi

Aborti selektiv thellon hendekun gjinor në Shqipëri

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe do të udhëheqë qeverinë e përkohshme të Bangladeshit
Dëmtoi gomat e dy veturave zyrtare, arrestohet i dyshuari në Rahovec
Guterres i kërkon BE-së t’i shmangë “standardet e dyfishta” rreth Gazës dhe Ukrainës
Hajdari: Nuk kishte aferë me rezervat, ministria bëri punë të mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?