By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Shqipëria triumfon 1-0 në Leskovc ndaj Serbisë
October 11, 2025
Festoi golin e Reni Manajt dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet autori
October 11, 2025
Ndërroi jetë aktorja legjendare Diane Keaton
October 11, 2025
Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi
Lajme

KFOR dhe Ushtria e Serbisë me patrullim të përbashkët në kufirin Kosovë-Serbi

Kosova Times
Last updated: 2024/09/26 at 7:19 PM
Kosova Times Published September 26, 2024
Share
SHARE

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Ushtria e Serbisë kanë kryer një patrullë të sinkronizuar në dy anët e kufirit të Kosovës me Serbinë, pranë komunës së Podujevës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë afatgjatë në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, u tha në njoftimin e KFOR-it.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, Ministria serbe e Mbrojtjes tha se është kryer një patrullë e përbashkët në zonën, që tha se është përgjegjësi e bazës ushtarake Shushnjak, afër Kurshumlisë.

“Janë ndarë informacione për situatën në terren dhe janë mbledhur të dhëna të rëndësishme për zbatimin e detyrave në të ardhmen”, u tha në njoftimin e ministrisë serbe më 26 shtator.

Serbia, që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e quan kufirin me Kosovën vijë administrative. Ministria serbe e Mbrojtjes tha po ashtu se ushtria serbe vazhdimisht bashkëpunon me KFOR-in në Zonën e Sigurisë Tokësore.

Zona e Sigurisë Tokësore mes Kosovës dhe Serbisë është prej 5 kilometrash dhe është përcaktuar në Marrëveshjen Teknike të Kumanovës.

Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet janë ndërprerë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova.

Marrëveshja është pasuar nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndryshe, KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.

Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

You Might Also Like

Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë

Forcat e Armatosura Shqiptare të tretët në garën e `Cambrian Patrol`

Vetëvendosje e përmbylli fushatën elektorale në Prishtinë

Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kurti nga Podujeva: Do ta bëjmë qendër punësimi e ekonomie

TAGGED: #KFOR, #Patrullim i përbashkët, #Ushtria serbe
Kosova Times September 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Elita e futbollit vjen sot me superderbin Ballkani-Drita

Kosova Times Kosova Times November 30, 2024
Mbyllja e komunave serbe në veri të Kosovës, deputeti i PDK-së: Kurti po realizon planin serb
Gjermani harroi ku e la fëmijën e tij (2), kerkoi ndihme nga policia
E sulmoi fizikisht një grua dhe ia dëmtoi pajisjet elektronike, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Agjencia për Informim e Privatësi kërkon nga partitë mbrojtjen e të dhënave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?