By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një besnik i Trump pretendon: Pati edhe një konflikt fizik në Shtëpinë e Bardhë, Musk u përlesh me ministrin e financave
June 8, 2025
Pamjet që sapo kanë dalë nga Los Angeles
June 8, 2025
Dinjiteti shqiptar dhe torturat serbe në 13 burgje
June 8, 2025
Shikoni galerinë e fotove nga Los Angeles-emigrantet tejkalojne kufijte
June 8, 2025
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sondazhet e sajuara dhe shpërthimi i militantëve partiak!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sondazhet e sajuara dhe shpërthimi i militantëve partiak!
Opinion

Sondazhet e sajuara dhe shpërthimi i militantëve partiak!

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 11:41 AM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tashmë kur na ndajnë pak më shumë se katër muaj nga zgjedhjet e rregullta parlamentare, partitë politike, në veçanti pushtetarët i kanë ndezur motorët për aktivizimin e të gjithë mekanizmave për mashtrimin e sërishëm të elektoratit!

Ka ikur koha e mashtrimeve, harrojeni 50%-shin 

Njëri ndër mekanizmat më të sofistikuar për mashtrimin e qytetarëve janë sondazhet e sajuara (paguara) nga pushtetarët, përmes të cilave synojnë sërish të mbeten në pushtet! Sondazhet janë edhe një mekanizëm mbrojtës nga dështimet e qeverisjes katërvjeçare, për t’i hipnotizuar qytetarët për kinse mbështetjen e madhe që e kanë te popullata e mashtruar katër vite më parë!

Ditëve të fundit më ka rënë të lexoj dhe dëgjoj për sondazhe të ndryshme të partive politike. Për dallim nga sondazhet e partive opozitare që janë brenda imagjinatës dhe realitetit të kapshëm politik, sondazhet e sajuara të pushtetarëve janë përtej imagjinatës njerëzore!

Një herë ka ndodhur mashtrimi i madh dhe nuk përsëritet më, sikurse që nuk përsëritet më tradhtia politike që i bëri Vjosa Osmani elektoratit rugovian të LDK-së!

Sondazhet produkt i frikës nga humbja e pushtetit

Sondazhet përveçse dëshira për mashtrimin e elektoratit, vijnë edhe nga frika e humbjes së pushtetit. Andaj, pushtetarët i kanë aktivizuar të gjithë mekanizmat për ta trullosur elektoratin me parashikime të porositura për kinse fitore historike të radhës!

Njëra ndër parashikimet më të sëmura të servilëve të pushtetit është edhe ajo e kinse të fitores me 80 % të Vetëvendosjes me aleatët-Guxo dhe Alternativa, subjekte këto të shkrira në LVV!

Sikur të ishte ndryshe, Guxo dhe Alternativa do të garonin të vetme ose në koalicion me LVV-në.

Por, e “mira” e tyre është që LVV në këto zgjedhje nuk i ka pranuar as si subjekte ekzistuese, por vetëm të shkrira në listën e saj zgjedhore!

E mira është se ka ikur koha e mashtrimeve dhe po vjen koha e përballjes së LVV-së me zhgënjimin e qytetarëve, të cilët jo vetëm që nuk do t’i votojnë më, nuk ka forcë politike që i motivon me dalë në zgjedhje!

Pa dashur të anoj nga asnjë subjekt politik, fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë ai subjekt politik që i motivon për dalje në zgjedhje elektoratin pasiv, të thyer dhe zhgënjyer deri në palcë nga mashtruesit e pandërgjegjshëm politik!

Ka ikur koha e mashtrimeve, po vjen koha e përballjes së mashtruesve me zhgënjimin e qytetareve.

Punoni për shtet, sikurse për shtëpinë e juve

Për ta nxjerrë shtetin nga kthetrat e uzurpatorëve dhe mashtruesve politik, në gjysmën e dytë të dekadës së tretë të lirisë, Kosovës i duhet një fillim i ri, me njerëz të rinj dhe ide të reja për ta ndryshuar mentalitetin aktual qeverisës, gjegjësisht të marrjes gjithçka nga shteti në atë të dhënies gjithçka për shtetin, për t’u shkëputur një herë e mirë nga të gjitha dukuritë negative të së kaluarës.

Në përfundim të këtij shkrimi, lexuesve të këtyre rreshtave po ua shpalosi dëshirën time jetësore e cila nuk ndërlidhet me karrierë politike, por që t’ju tregoj politikanëve lakmitar sesi punohet për shtet pa marrë asgjë prej tij dhe t’ju dëshmoj sesi iu shërbehet qytetarëve ndershmërisht pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Dyzetetre vite i kalova duke i shërbyer atdheut tim dhe bashkatdhetarëve pa marrë asgjë, duke dhënë gjithçka nga vetja për të mirën e përbashkët.

Kjo ma shton ndjenjën e krenarisë dhe pasurisë shpirtërore njëkohësisht.

Zoti i bekoftë bashkëkombësit e mi në vendlindje dhe diasporë!

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përplasje e përgjakshme mes bandave në Meksikë: Gjashtë persona, mes tyre fëmijë, u vranë në një sulm me bombë

Kosova Times Kosova Times July 13, 2023
Gerxhaliu: Demaskohen statistikat dhe grafikonet imagjinare të Institucioneve Qeveritare nga World Statistics
Kryeministri Kurti uron Ylfete Fanajn, e cila u zgjodh ministre e kantonit zviceran Luzern
Estonia model i integrimit euroatlantik
Euroja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?