By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron sugjeron që Gjeneva të organizojë samitin Putin-Zelensky
August 19, 2025
Rusia sulmon Ukrainën me 270 dronë gjatë bisedimeve në Uashington
August 19, 2025
Reuters përmend Budapestin si vendndodhjen e mundshme për takimin Putin-Zelensky
August 19, 2025
Ka marrë 300,000 euro ndihmë sociale nga Gjermania në 20 vjet. Ai është në fakt një yll televiziv.
August 19, 2025
Medvedev: Koalicioni anti-rus dështoi ta mposhtë Trumpin, ata po e bindnin atë
August 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Duka: Për organizimin e Evropianit njëherë folëm me Kosovën e Maqedoninë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Duka: Për organizimin e Evropianit njëherë folëm me Kosovën e Maqedoninë
Sport

Duka: Për organizimin e Evropianit njëherë folëm me Kosovën e Maqedoninë

Kosova Times
Last updated: 2024/09/29 at 10:06 PM
Kosova Times Published September 29, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se institucioni që ai e drejton i kishte kontaktuar Kosovën e Maqedoninë e Veriut para se ta kontaktonte Serbinë për organizimin e Evropianit për grupmoshën U21.

Në një intervistë për emisionin “AS” në RTK, zëvendëspresidenti i UEFA-s, ka thënë se krerët e federatave të futbollit në Kosovë e Maqedoni të Veriut ishin përgjigjur se nuk kishin mundësi të ishin pjesë e projektit.

Serbia dhe Shqipëria janë afër marrjes së besimit nga UEFA për ta bashkëorganizuar Kampionatin evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027. Vendimi final do të merret në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s më 16 dhjetor. Ideja e organizimit të kampionatit bashkarisht nga Shqipëria dhe Serbia nuk është pritur mirë nga një numër tifo-grupesh në Kosovë po edhe në Shqipëri.

“Ne paraprakisht kemi biseduar me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë. Pra diskutimi i parë ka qenë me këto dy vende. Krerët e dy federatave kanë thënë se ne nuk mund të jemi pjesë e këtij projekti. Pastaj kemi vazhduar më tutje. Është normale që të ketë mendime të ndryshme, duke pasur parasysh historikun. Projekti është sportiv, ne bashkëpunojmë me Federatën serbe dhe jo me shtetin serb, Policinë a dikë tjetër. Ne nuk jemi duke amnistuar historinë. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit”, ka thënë Duka.

Sipas tij, ky projekt përbën një përfitim të madh për Shqipërinë, pasi Kombëtarja U21 do të marrë pjesë automatikisht në kampionat pa kaluar nëpër fazat e kualifikimeve. Një tjetër përfitim, sipas tij, është përmirësimi i infrastrukturës në vend.

“Arsye e bashkëpunimit me një shtet tjetër, përkatësisht me shtetin e Serbisë është mungesa e infrastrukturës. Benefit për Shqipërinë, organizimi i këtij aktiviteti është që Kombëtarja U21 merr pjesë në këtë organizim pa marrë pjesë në kualifikime, arsye tjetër është infrastruktura”, ka thënë Duka.

You Might Also Like

Fitore për Prishtinën e Re, Prishtinën dhe Ferizajn, barazim në Skenderaj

FFK synon kthimin e tifozëve në tribuna, Ademi: Futbolli luhet për tifozët

Themelohet Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Morina mbledh Kombëtaren U17, seleksionon futbollistët për kualifikimet

Kosova U19 shënon fitoren e dytë rresht në Botëror

TAGGED: #Armand Duka, #Kampionati Evropian i Futbollit U21
Kosova Times September 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë kundër një personi për shkak të kanosjes ndaj një gazetari

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Zelensky e përgëzon Ukrainën për fitoren në Euro 2024, e krahason me përpjekjet e luftës
Në Krime, bllokohet autostrada Tavrida, sumohet depo municioni
Harris provokoi Trumpin, ai refuzoi t’i përgjigjet pyetjes nëse dëshiron që Ukraina të fitojë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?